Amant Josifi, këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, pronar i Call Centerave të përfshirë në mashtrimin

Nga Exit News
Amant Josifi, këshilltar i Ministres së Mbrojtjes, pronar i Call Centerave të përfshirë në mashtrimin

Amant Josifi, këshilltari i ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, është shqiptari i përmendur nga hetimit i Organizatës për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit dhe disa prej mediave evropiane, si i përfshirë në skemën e mashtrimti përmes call centerave.

Kjo skemë sipas hetimit të OCCRP është ngritur nga kompania Milton, e cila thotë se merret me investime. Kompania ka marrë para nga qyettarët në të gjithë botën, duke i thënë se këto para do t’i investojë, per në të vertet nuk i ka investuar askund dhe klientët nuk kanë marrë asnjë lek nga “investimet” e tyre.

Zyra e kompanisë ndodhet në Kiev, Ukrainë. Drejtuesi Ekzekutiv i kompanisë, Jakol Keslemen udhëton në të gjithë botën dhe poston foto nga jeta e tij lluksoze në rrjetet sociale.

Pronari i vërtet i kompanisë është një gjeorgjian me nënshtetësi izraelite David Todua. Todua zakonisht mbrohet nga persona të armatosur dhe gjatë festës së Krishtlindjeve, ai i tha punonjësve të tij se donte të kalonte të ardhurat prej 100 milionë dollarëve gjatë vitit 2020.

Ai poston në rrjetet sociale foto të tij me kallashnikov prej ari, me armë të tjera zjarri dhe jetën e tij lluksoze. Në korrik në 2018 ai u arrestua dhe u dënua me gjobë në Ukrainë sepse u ndalua në aeroport me qindra mijëra dollarë kesh.

Në festat e tij lluksoze ishte i pranishëm edhe Amant Josifi, i cili ka dalë edhe foto me Toduan, të cilën e ka postuar në rrjetet sociale. Kjo tregon se ai është në marrëdhënie të ngushtë me Toduan dhe me kompaninë Milton.

Një filmim i fshehtë tregon se si punonjës të kompanisë Milton janë parë duke dalë dhe në afërsi të zyrave të call centerit të Josifit në Tiranë. Andri Romanko, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë me Keselman, menaxhon call centerat në Shqipëri. Ky fakt është bërë i ditur nga Josifi në një përgjigje për OCCRP.

Një burim konfirmoi se në Shqipëri ka një call center që po bënë të njëjtën punë si kompania Milton në Kiev dhe atyre i janë dërguar emrat dhe numrat e klientëve nga ai vend. Call Centeri në Tiranë ka deri në 500 punonjës të moshës 18- 25 vjeç. Atyre i kërkohet të kryejnë 400 telefonata në ditë dhe paguhet rreth 300 euro në muaj. Ata që punojnë aty flasin Anglisht, Gjermanisht, dhe Spanjisht.

Keslemen i mohoi gjetjet e OCCRP, se call centerat e tij dhe kompania Milton po drejtonin një skemë mashtrimi. Ai deklaroi se nuk e njeh David Toduan dhe nuk ka marrë pjesë në festat e tij. Këto deklarata ranë ndesh me deklaratat e Toduas, i cili tha se ai ka marrë pjesë në festat me ftesë të Keslemanit.

Ndërsa Josifi deklaroi se ai është larguar nga kompania dhe tani është vetëm pronar pasiv pa asnjë përfshirje:

“Unë jam jashtë përgjegjësive për bordin aktual të kompanisë Unë i kam kërkuar menaxherëvë dhe ata i kanë mohuar të gjtiha akuzat.”

Exit News në artikullin e mëparshëm tregoi se si kompanitë e mëdha rekrutojnë punonjës shqiptarë për t’i përdorur në këto skema përmes call centerave. Një call center tjetër në Tiranë i ngritur nga një kompani qipriote, përmes presionit dhe kërcënimit dhe taktikave të tjera, targeton të moshuarit dhe i merr atyre para.

12 komente

  1. e 4 Mars, 2020 në 3:23 pm

    ky kari studionte ne paris si shum te tjere rreth meje
    nuk e di ne arriti te mbaronte ndonjeher shkollen
    mendoj qe ka me shum flok ne kok se tru

  2. tru_dhjami 4 Mars, 2020 në 4:44 pm

    Kete Amant Josifin e kam njof un.

    Eshte qa Idjot sa sinqerisht pote mashtroi ai e ke hallall.

    Do zoti e fusin brenda te humbi ndonje kile se i ka ngelur dhjami ne Tru.

  3. Agim 4 Mars, 2020 në 6:36 pm

    Me tmqshtru ene ky palla

  4. bonielse 5 Mars, 2020 në 9:58 am

    Ore investigoni djali dhe nipi i kujt eshte dhe do kuptoni ku arrijne fijet

    • . 21 Mars, 2020 në 4:44 pm

      fiks ti vihen nga mbrapa e do dalin edhe njeher fijet e socialisteve. fisqir ka qene gjithmone

  5. Rr 5 Mars, 2020 në 7:56 pm

    I paska heq exit ca komente mbi këtë ropqirin

  6. www 6 Mars, 2020 në 2:23 pm

    i rruni trapin !
    bythqira anonimsa fisprredha

    • Eraldo 7 Mars, 2020 në 8:45 pm

      Trapin nga komenti duket qe ja rruan ti

  7. Andi 7 Mars, 2020 në 12:47 pm

    Është alamet djali dhe alamet fisi .

    • Eraldo 7 Mars, 2020 në 8:44 pm

      O lepirash ai mashtron ropt edhe ke fytyrë e vjen e shkruan këtu

      Ik krris bythën injorant

      Në të semes do shkoni dhe ti dhe amanti pa merak

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme