Arrestohen vëllezërit Çala, të akuzuar për grabitjen e 6,6 milionë eurove në Rinas

Nga Exit News
Arrestohen vëllezërit Çala, të akuzuar për grabitjen e 6,6 milionë eurove në Rinas Klement dhe Eldi Çala

Policia arrestoi sot vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar për vjedhjen e 6,6 milionë eurove, në dy grabitje, në rrugën e Rinasit në 2017-ën dhe në pistën e aeroporit të Rinasit në 2019-ën.

Ata u arrestuan në një shtëpi në Qerret të Kavajës, ku u gjetën dhe armë zjarri, shuma të mëdha parash dhe makina.

Operacioni për arrestimin e vëllëzerve Çala ishte një bashkëpunim mes Departamentit të Policisë Kriminale, Forca e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, njësia speciale FAST Albania, RENEA dhe Drejtoritë Vendore te Policisë Durrës, Tiranë e Elbasan.

Rreth 300 forca policie morën pjesë në operacion.

Klement Çala është person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë i burgosur në Greqi dhe u arratis nga burgu i Trikallës në vitin 2013 bashkë me Admir Muratajn. Ky i fundit humbi jetën gjatë përplasjes me policinë në grabitjen e Rinasit në prill 2019.

Grabitja brenda në pistën e aeroportit

Rreth 4,6 milionë euro u grabitën më 9 prill 2019 në aeroport, në pistën e fluturimeve teksa paratë po ngarkoheshin në një avion të kompanisë Austian Airlines për t’u dërgur në Austri.

Në përpjekje për t’u larguar një nga grabitësit, Admir Murataj mbeti i vdekur. Më parë Policia ka arrestuar si të dyshuar dhe 6 persona të tjerë: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe Ragip Hajdini.

Grabitja në rrugën e Rinasit

9 shkurt 2017 pranë kthesës së Rinasit, një grup i armatosur marrin rreth 2 mln euro nga dy blindat e policisë private. Paratë e BKT-së po dërgoheshin në aeroport për tu transportuar jashtë vendit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme