Basha, tri gjërat që do të bëja po të isha unë kryeministër

Nga Exit News
Basha, tri gjërat që do të bëja po të isha unë kryeministër Kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha paraqiti tri masat që ai do të kishte marrë po të ishte kryeministër i vendit për të përballuar shpërthimin e koronavirusit.  Në një intervistë për median shqiptare në SHBA, Nova Media Albania, Zoti Basha iu përgjigjë pyetjes së gazetarëve, kështu:

E para, do të kisha marrë masa urgjente për të mbrojtur shëndetësinë, mjekët infermierët.

E dyta, do të kisha vepruar shumë më shpejt për të blerë respiratorët.

E treta, do të rrisja kapaciteteve testuese dhe kapacitet për të trajtuar ata që përfundojnë në spital.

Zoti Basha tha se duhet 260 milione euro për të përballuar 3 muaj krizën pa dhimbje. Sipas tij, këto para mund të merren nga buxheti i shtetit, 120 milionë nga 12 kontratat konçesionare dhe “140 milionë euro në zërin e investimeve dhe shpenzimeve operative, shpenzime luksi, karburanti etj”.

Ai i mbështeti masat e marra nga qeveria dhe kërkoi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që të gjitha masat të merren në zbatim të ligjit. Kryedemokrati i bëri thirrje qeverisë të mos lerë nëpër çadra qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme