12 kushtet e BE-së për Shqipërinë, pas hapjes së negociatave

Nga Exit News
12 kushtet e BE-së për Shqipërinë, pas hapjes së negociatave Foto ilustruese nga selia e BE-së, Bruksel.

Këshilli Europian publikoi draftin e vendimit për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, më 25 mars. Ky dokumenti do të miratohet në samitin e kryetarëve të qeverive të BE-së, javën e ardhshme. Dokumenti është dakordësuar më parë nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare.

Edhe pas vendimit për hapjen e negociatave Shqipëria duhet të plotësojë 12 kushteve për të filluar procesin e negocimit. Ky proces fillon me mbledhjen e parë ndërqeveritare.

Shqipëria, përpara se të marrë pjesë në këtë mbledhje e planifikuar për në qershor 2020, duhet të plotësojë këto kushte. Shumica e kushteve janë bërë publike në media, tre kushtet per të cilat nuk është folur shumë në media janë:

1. Nisja e hetimeve për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar të pushuar nga procesi i vetingut.

2. Rezultate të prekshme për luftën ndaj korrupsioni dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen e hetimeve dhe përfundimin e hetimeve të para për zyrtarët e lartë dhe politikanët.

3. Progres të prekshëm në reformën e administratës publike, zbatimi i reformës zgjedhore dhe një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ndërsa kushtet e tjera, sikurse e kemi raportuar më parë janë:

4. Lufta ndaj azilantëve  të paligjshëm dhe riatdhesimi i tyre.

5. Ndryshimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.Komisioni do të raportojë mbi këto dy çështje, përfshirë përparimin e bërë gjatë prezantimit të kuadrit ligjorë të bisedimeve”.

6. Miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me kërkesat e OSBE-ODIHR, si transparenca në financimin e partive dhe fushatës zgjedhore, vazhdimi i zbatimit të reformës në drejtësi.

7. Përparimi i reformës në drejtësi, sidomos procesit të vetingut dhe funksionimit normal të SPAK-ut.

8. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës e Lartë, duke marrë parasysh mendimin e Komisionit të Venecias, dhe ngritja e strukturave të specializuara të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

9. Forcimi i luftës kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar me rezultate konkrete, duke zbatuar planin e hartuar nga Task Forca Financiare e BE-së

10. Miratimi i ligjit mbi regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë në përputhje me rekomandimet e Këshilit të Evropës dhe të vazhdojë me regjistrimin e pronave.

11. Zbatimi i reformës zgjedhore si dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe së Lartë sipas opinionit të Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese i shtyrë për t’u marrë në qershor.

12. Zbatimi i ligjit mbi regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe ligji për të drejtat e minoriteteve nën presionin e vëndeve anëtare si Greqia dhe Bulgaria.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme