BE jep €411 milionë për të luftuar koronavirusin në Ballkanin Perëndimor

Nga Exit News
BE jep €411 milionë për të luftuar koronavirusin në Ballkanin Perëndimor Flamujt e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi Evropian do t’i japë  €411 milionë vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’i mbështetur në luftën që po bëjnë kundër koronavirusit.

Lajmin e njoftoi eurokomisioneri përgjegjës për zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, i cili pohoi se mbështetjen financiare ua kishte komunikuar Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përfitojnë €38 milionë ndihma direkte për sistemin e shëndetësisë dhe €373 milionë për ripërtëritjen e ekonomisë.

Për Shqipërinë, Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca njoftoi të martën se do të jepen €50 milionë, nga të cilat €4 milionë do të jepen direkt për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

Ambasadorja e BE-së në Kosova, Nataliya Apostolova njoftoi se Kosova do të përfitojë €68 milionë, €5 milionë do të jepen direkt për të ndihmuar sistemin shëndetësor, €50 milionë për ekonominë dhe €13 milionë për të ndihmuar buxhetin.

Për vendet e tjera:

  • Serbia do të përfitojë €93 milionë, – €15 milionë për materiale mjekësore dhe €78 milionë për ekonominë.
  • Maqedonia e Veriut do të përfitojë €66 milionë – €4 milionë direkt për shërbimin shëndetësor, €50 milionë për ekonominë, €9 milionë për biznesin dhe €3 milionë për buxhetin.
  • Bosnje-Hercegovina, €57 milionë – 7 milionë për materiale shëndetësore dhe deri në €50 milionë për ekonominë.
  • Mali i Zi do të përfitojë €53 milionë, – €3 milionë direkt për sistemin shëndetësor, €50 milionë për ekonominë.

2 komente

  1. sdfsfsdfsd 25 Mars, 2020 në 6:22 pm

    dmth shteti i liderit global mori me pak fonde se te gjithe vendet e rajonit, madje me pak se kosova dhe se mali i zi,
    kjo tregon sa besim kane ti japin fonde kesaj qeverie….

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme