BE jep €50 milionë Shqipërisë për të përballuar koronavirusin

Nga Exit News
BE jep €50 milionë Shqipërisë për të përballuar koronavirusin Foto ilustruese nga selia e BE-së, Bruksel.

Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me €50 milionë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Lajmin e njoftoi Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter.

Ambasadori shpjegoi se:

  • €4 milionë euro do të jepen për mbështetje të menjëhershme me pajisje shëndetësore
  • €11 milionë për mbrojtjen sociale
  • deri në €35 milionë për riaftësimin ekonomik

Soreca e mbylli njoftimin me mesazhin “[ne/BE] jemi gjithmonë me Shqipërinë”.

Mbështetja e BE-së me një fond prej 50 milionë eurosh u përshëndet nga Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Basha.

Presidenti e cilësoi ndihmë të çmuar. “Zoti i shqiptarëve është i madh”, shkroi Rama në Facebook, ndërsa Basha theksoi se “nuk jemi vetëm”.

Të paktën 123 persona janë diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri, ku 5 kanë vdekur dhe 10 kanë mundur të shërohen.

 

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme