Britania e Madhe thërret 250,000 vullnetarë për të luftuar koronavirusin

Nga Exit News
Britania e Madhe thërret 250,000 vullnetarë për të luftuar koronavirusin Kryeministri britanik Boris Johnson, foto ilustruese.

Qeveria britanike u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen si vullnetarë për të ndihmuar sistemin shëndetësor në luftën kundër koronavirusit.

Në një deklaratë pasditen e së martës, Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock u shpreh se Sistemit Kombëtar të Shëndetësisë i duhen 250 mijë vullnetarë.

Momentalisht i janë përgjigjur thirrjes rreth 11 788 persona, të cilët sipas Hancock kanë shërbyer në mënyrë tejet të suksesshme.

Thirrja e qeverisë britanike bëhet në një moment kur prej koronavirusit kanë vdekur 422 persona, 87 vetëm 24 orët e fundit.

Numri i të infektuarve në Britaninë e Madhe ka shkuar në 8 077 persona, ndërsa në rang botëror po i afrohet 400 mijë të infektuarve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme