Çfarë është dhe çfarë bën Këshilli i Sigurisë?

Nga Exit News
Çfarë është dhe çfarë bën Këshilli i Sigurisë? Presidenti Meta në deklaratë.

Presidenti Meta ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për shkak të krizës së koronavirusit që ka sjellë rreziqe për shendetin publik, mirëqenien, ekonominë dhe sigurinë e vendit. Këshilli e zhvilloi mbledhjen online të mërkurën paradite. Perveç anëtarëve të Këshillit, në mbledhjen e sotme mori pjesë me ftesë Presidentit Meta edhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili nuk është anëtar i Këshillit.

Po çfarë është Këshilli i Sigurisë Kombëtare?

Ligji për Drejtimin e Forcave të Armatosura përcakton se “Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore”.

Këshilli i sigurisë nuk merr vendime, por ndihmon Presidentin në detyrat e tij kushtetuese.

Cilët janë anëtarët e Këshillit?

Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra—i mbrojtjes, drejtësisë, punëve të brendshme, financave, transportit, punëve të jashtme dhe energjisë.

Anëtarë e tjerë janë Kryetari i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ligji i jep të drejtën Presidentit të  “ftojë pjesëmarrës të tjerë” në mbledhjet e Këshillit, por që nuk gëzojnë të drejtat e anëtarëve.

Presidenti Meta ftoi të hënën kryetarin e opozitës, Lulzim Basha i cili ju përgjigj pozitivisht kësaj ftese.

 

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme