Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon ‘masa të menjëhershme’ në mbështetje të biznesit

Nga Exit News
Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon ‘masa të menjëhershme’ në mbështetje të biznesit Enio Jaço, President i AmCham.

Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka rekomanduar qeverisë një plan me masa të menjëhershme për të lehtësuar barrën e bizneseve nga bllokimi për shkak të koronavirusit.

Masat e rekomanduara janë:

 – Shtyrja e afateve për raportimin financiar, pagesat e TVSH-së dhe tatimeve;

 – Eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe për bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj;

 – Krijimi i një fondi emergjence që do t’i lejojë bizneset të kenë qasje të shpejtë në kapital, përmes granteve ose kredive afatgjata, në mënyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe.

Në deklaratën për shtyp, AmCham shkruan:

“Ne i kërkojmë qeverisë së Shqipërisë të hartojë një plan paralel të urgjencës në mbështetje të komunitetit të biznesit për të parandaluar një krizë të thellë ekonomike të shkatërrojë shëndetin ekonomik të vendit.”

Ajo gjithashtu i ofroi qeverisë shqiptare ekspertizën e saj në hartimin e masave që do të ndihmojnë bizneset të kapërcejnë sfidat e vendosura nga bllokimi për shkak të koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria po punon për një plan masash financiare lehtësuese për biznesin.

Deri tani kryeministri ka njoftuar se qeveria do të paguajë rrogat e muajit mars për punonjësit e bizneseve që janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi. Ndërsa Bashkia Tiranë shtyu afatet për pagesën e taksave dhe tarifave vendore për në muajin qershor.

Plani i plotë i masave pritet të bëhet publik të enjten, më 19 mars.

1 koment

  1. Mil 19 Mars, 2020 në 5:40 pm

    Sakte. Eshte shume e drejte qe tatimpaguesit prej vitesh te tera te kene lehtesime fiskale ne kete periudhe te veshtire. Sidomos ne sektorin e turizmit. Shume kontrata jane anulluar dhe parashikimet jane te zymta. Per ato biznese qe nuk do te mund te operojne fare ca do te ndodhe ??

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme