Filarmonitë e botës do të japin koncerte online

Nga Exit News
Filarmonitë e botës do të japin koncerte online

Ndërsa sallat e koncerteve dhe operat janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, disa nga filarmonitë e botës kanë vendosur të japin shfaqje online.

Filarmonia e Berlinit krijoi sallën e koncerteve dixhitale, duke i dhënë mundësinë e shfaqjes së qindra koncerteve të saj në Berlin dhe mundësinë për të parë shfaqjet e ardhshme drejtpërdrejt. Regjistrimi dhe pagesa për të parë këto shfaqje duhet të bëhet para 31 Marsit.

Ivan Fischer dhe Orkestra e tij në Festivalin e Budapestit do të përformojnë në një seri koncertesh të quajtur Quarantine Soirées më 16, 17 dhe 18 mars, në orën 19 45.

Filarmonia e Vjenës hapi arkivat e saj dhe po i ofron shikuesve shfaqje të ndryshme çdo ditë, falas, përmes platformës së saj transmetuese. Shfaqja e djeshme më 16 mars ishte Das Rheingold, një shfaqje e regjistruar në vitin 2016. Disa nga shfaqjet e tjera që do të jepen janë Falstaff, Figaro dhe Tre Motrat.

Pianisti Igor Levit do të performojë drejtëpërdrejtë në faqen e tij në Twitter.

Opera e Nju Jorkut do të transmetojë shfaqjet e kaluara drejtëpërdrejtë ndërkohë që salla e saj është e mbyllur. Shfaqjet e saj do të transmetohen në orën 22.30.

Shumë organizata në Mbretërinë e Bashkuar do të japin koncerte përmes YouTube ose kanaleve të tjera.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme