Pollo: Negociatat faktike, kur Shqipëria të përmbushi kushtet e KE

Nga Exit News
Pollo: Negociatat faktike, kur Shqipëria të përmbushi kushtet e KE

“Negociatat faktike do të fillojnë vetëm kur Shqipëria e në radhë të parë qeveria e saj, të ketë plotësuar bindshëm jo më vetëm 5 kushtet e Komisionit Europian, jo më vetëm 9 kushtet e Bundestagut por plot 15 kushtet e Këshillit Europian.”

Kështu u shpreh ish deputeti i PD, Genc Pollo, në një intervistë për Deutche Welle. Zoti Pollo argumentoi se pavarësisht vendimit pozitiv të KE, ai mbetet mbetet i paplotë, pasi nuk përmban një datë për fillimin e negociatave, ndryshe nga praktika e ndjekur më parë.

Ai pohoi se Këshilli Europian është i interesuar për zbatimin e ligjeve në praktikë, dhe për këtë duhet monitorim rigoroz.

Më tej ai theksoi se është qeveria ajo që ka përgjegjësinë për të përmbushur kushtet, ndërsa roli i opozitës është ndërgjegjësimi i publikut për kushtet.

Në përfundim, zoti Pollo u shpreh se KE ka vendosur kusht jo vetëm miratimin e reformës zgjedhore por dhe zbatimin e saj.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme