Kosova do të hetojë masakrën e kryer nga serbët mbi familjen e Adem Jasharit

Nga Alice Elizabeth Taylor
Kosova do të hetojë masakrën e kryer nga serbët mbi familjen e Adem Jasharit

Prokurorja Speciale e Kosovës ka hapur një hetim paraprak për sulmin në shtëpinë e Adem Jasharit në fshatin Prekaz, në 5-7 mars 1998, nga forcat ushtarake serbe.

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe 58 anëtarë të familjes së tij, ndër ta të paktën 28 gra dhe fëmijë u masakruan nga ushtarët serbë.

Prokurorja speciale Drita Hajdari konfirmoi për BIRN se vitin e kaluar ka nisur një hetim dhe tani janë ende në fazën e mbledhjes së të dhënave. Ajo deklaroi se çështja nuk është hetuar asnjëherë nga EULEX, UNMIK apo gjykata e krimeve të luftës në Hagë.

Forcat serbe, në atë kohë e quajtën Adem Jasharin dhe bashkëpunëtorët e tij terrorist. Dhe sulmi ndaj tyre e justifikuan si kundërpërgjigje ndaj sulmit të organizuar nga Jashari ndaj pikave serbe të kontrollit. Jashari u dënua në mungesë nga gjykata serbe, atëherë, për terrorizëm.

Amnisti International gjeti se “të gjitha provat tregonin se sulmi kishte patur qëllim vetëm zhdukjen e Jasharit dhe të familjes së tij”.

Për të kujtuar sulmin e tmerrshëm mbi familjen Jashari, ditën e premte, Parlamenti i Kosovës ka mbajtur një seancë përkujtimore, ndërkohë parada dhe fjalime janë mbajtur në të gjithë Prishtinën. Ndërsa në fundjavë në Prekaz do të ndizen qirinj në kujtim të të humburve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme