Letra e Metës për eurokomisionerin: Të gjitha shkeljet e Ramës për kapjen e Gjykatën Kushtetuese

Nga Exit News
Letra e Metës për eurokomisionerin: Të gjitha shkeljet e Ramës për kapjen e Gjykatën Kushtetuese

Presidenti Meta bëri publike letrën që i ka nisur Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi në lidhje me rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ndër të tjera në letër presidenti Meta shpreh dhe shqetësimin për tentativat e shumicës socialiste për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti Meta sqaron në letër se ai ka ndjekur dhe respektuar Kushtetutën, ndërkohë që qeveria ka miratuar ligje antikushtetuese, ka shkelur Kushtetutën dhe ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së për këto ligje antikushtetuese.

Po ashtu, Meta ngre dhe shqetësimin se zyra e EURALIUS V, misioni i BE-së për ndihmën ligjore, nuk i është përgjigjur kërkesave të presidencës lidhur me këto ngjarje.

Disa nga pjesët kryesore të letrës janë:

“Oreksi politik i mazhorancës socialiste kërkon të prishë një ekuilibër të tillë, në mënyrë që të marrë kontrollin politik të Gjykatës [Kushtetuese].

Kjo mazhorancë miratoi një ligj antikushtetues në Parlament, duke e ndryshuar procedurën e betimit e gjyqtarëve të Kushtetueses në zyrën e Presidentit të Republikës, sic parashikohet në nenin 129 të Kushtetutës.

Ky ligj u miratua ditën kur mbërriti Komisioni i Venecias në Tiranë, pavarësisht mendimit të tyre që do të jepnin edhe për këtë çështje.

Unë e kam ekzaminuar zyrtarisht këtë rast, dhe kam denoncuar me  dokumente zyrtare se si Parlamenti mashtron për mbështetje të pretenduar në emër të institucioneve të tjera publike dhe OJQ-ve. Këta të fundit jo vetëm që kanë mohuar mbështetjen e këtij ligji, por edhe e kanë kundërshtuar.

Shumica ka spekuluar publikisht se gëzon mbështetjen e plotë të BE-së kur miraton një numër masash legjislative anti-kushtetuese, përfshirë këtu këtë ligj.

Unë kam kërkuar një qëndrim zyrtar për këtë çështje, duke pasur parasysh heshtje të përhershme kundër akuzave të tilla.

Më lejoni të theksoj gjithashtu, se i vetmi aktor që nuk është përgjigjur, në mënyrë të pashpjegueshme, për një numër kërkesash zyrtare nga Presidenti, është zyra e EURALIUS V, e cila ka për detyrë  të ndihmojë të gjitha autoritetet zyrtare në çështjet ligjore që lidhen me reformat e BE-së.

Ndërsa Komisioni Evropian do të bëjë gjithnjë përpjekjet e tij më të mira për të pasur një bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me çdo qeveri shqiptare, unë besoj se Komisioni Evropian gjithashtu duhet të ketë qëllim të tijin interesat më të mirë të popullit shqiptar në zemër.

Çdo mbështetje për gërryerjen e mëtejshme të demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tim vetëm do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe do të nxiste shpopullimin e Shqipërisë.

Unë do të qëndroj me vendosmëri për të mbrojtur integritetin e plotë të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, si e vetmja shpresë për kontrollin dhe balancimin e qeverisë, veçanërisht përballë situatës aktuale politike dramatike në Shqipëri.”

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme