Maqedonia e Veriut mbyll të gjithë kufijtë

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut mbyll të gjithë kufijtë

Maqedonia e Veriut vendosi sot mbylljen të gjitha kufijtë tokësore, si dhe aeroportin e Shkupit si masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmin e bëri publik Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili sqaroi se të drejtën për të hyrë në vend do ta kenë vetëm qytetarët me nënshtetësi maqedonase, përfaqësuesit diplomatikë, personat me rëndësi për shtetin dhe ekonominë, të cilët kanë leje nga shtabi i krizës dhe maunet me mallra.

Sot numri i personave të prekur me koronavirus në Maqedoninë e Veriut arriti në 25, me 7 raste të reja në 24 orët e fundit. Vetëm një prej të prekurve është i shtruar në spital.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme