Mbi 8000 të vdekur nga koronavirusi në Itali, 662 viktima të tjera në 24 orë

Nga Exit News
Mbi 8000 të vdekur nga koronavirusi në Itali, 662 viktima të tjera në 24 orë Foto ilustruese nga Italia.

Në Itali, të enjten, vdiqën 662 persona me koronavirus, duke e çuar bilancin total në 8 165 viktima.

Deri më sot janë testuar 361 060 persona, prej së cilëve 80 539 janë diagnostikuar me Covid-19. Nga këta, 10 361 (999 më shumë se të mërkurën) janë shëruar ndërsa 8 165 kanë vdekur, nga këta 39 kanë qenë mjekë.

Pas 4 ditësh me ulje të rasteve të reja – 3 957 të dielën, 3 780 të hënën, 3 612 të martën dhe 3 491 të mërkurën – të enjten u raportuan 4 492 të infektuar të tjerë.

Italia, e cila ka numrin më të lartë të viktimave në gjithë botën, po i afrohet Kinës për sa i përket numrit të të infektuarve – 81 285 persona të infektuar.

Në total në gjithë botën të infektuarit me Covid-19 janë mbi 500 mijë, nga të cilët 120 mijë janë shëruar dhe rreth 22 400 kanë vdekur.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme