Meta i përgjigjet Ramës: Jep llogari për foton me Obamën

Meta i përgjigjet Ramës: Jep llogari për foton me Obamën

Presidenti Meta iu përgjigj sot komenteve të kryeministrit Edi Rama se presidenti është si Vojo Kushi i amerikanëve që ka marrë përsipër të kthejë shqiptarët nga Amerika, Gjermania, e të marrë fatet në dorë duke puthur pa leje flamurin amerikan.

Përmes zëdhënësit për shtyp Tedi Blushi, presidenti i drejton kryeministrit Rama disa pyetje në lidhje me skandalin e fotos Rama-Obama, për të cilin një person është dënuar për financim të paligjshëm të fushatës elektorale, ndërkohë që Rama jo.

Po ashtu Meta e pyet Ramën për ofendimet publike që ai i bëri Donald Trumpit gjatë kandidimit për presidencën e SHBA-ve, pa marrë parasysh se rrezikimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Pyetjet e presidentit Meta drejtuar Ramës janë:

– Kujt i mori leje Edi Rama dhe a e mbylli çështjen penale të fotos së paligjshme me një President të nderuar amerikan? Nëse po me çfarë marrëveshje bashkëpunimi dhe me kë?
– Kujt i mori leje Edi Ramaqë u përfshi në mënyrën më të pacipë në zgjedhjet e fundit amerikane duke e cilësuar Presidentin Trump, atëhere kandidat, si turpin e njerëzimit dhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane duke e fyer publikisht, jo vetëm një herë, në shqip dhe në anglisht?
– Pse Edi Rama nuk na e tregon autorizimin që pretendon se ka marrë për t’u hequr publikisht vizat amerikane drejtuesve të opozitës dhe kritikëve të tij në media?
– Pse Edi Rama nuk tregon publikisht aktet e “amerikanëve të tij” që i kanë dhënë përkrahje për krimet kushtetuese dhe falsifikimet kriminale të Dvoranëve, Etildave dhe Artave që e lanë vendin tre vjet pa Gjykatë Kushtetuese?
– Kujt i mori leje Edi Rama për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA idealet e të cilit frymëzuan shqiptarët për përmbysjen e diktaturës koreano-veriore të paraardhësve të tij 30 vite më parë, kur me firmën e të atit u varën poetët e fjalës së lirë?
–  Kujt i mori leje Edi Rama për të flakur publikisht dhe për të përbuzur Flamurin e nderuar të SHBA, atë flamur që të burgosurit politikë të Spaçit dhe Qafë-Barit e nxorrën si të vetmen “armë” që kishin, së bashku me Flamurin Kombëtar, në revoltat e tyre kur ekzekutoheshin nga regjimi i prindërve dhe dajave të tu?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme