Opinioni i plotë i Venecias: Nuk ka asnjë bazë kushtetuese për shkarkimin e Presidentit

Nga Exit News
Opinioni i plotë i Venecias: Nuk ka asnjë bazë kushtetuese për shkarkimin e Presidentit

“Veprimet e presidentit janë në përputhje me Kushtetutën. Nga interpretimi i nenit 172 (2) të Kushtetutës, veprimet e marra nga presidenti dhe zyra e tij në përgjigje të veprimeve të KED-it duken të arsyeshme. Ndaj, nuk ka asnjë bazë për shkarkimin e tij”, analizon Komisioni i Venecias në draft mendimin mbi zbatimin e ligjit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej, për shkarkimin e Presidentit, Komisioni i Venecias arsyeton:

Nëse Kuvendi vendos të shkarkojë Presidentin, ai duhet të marrë parasysh edhe pasojat politike të vendimit të tij.

Kuvendi duhet të vendosë nëse shkarkimi i Presidentit do të ulë apo do të rrisë tensione dhe do të shërbejë ose do të prekë parimin bazë kushtetues të balancimit dhe kontrollit reciprok të pushteteve, në një situatë ku Kuvendi dhe të gjitha bashkitë e vendit janë në dorë të një partie.

Pyetja për Kuvendin është: A do t’i shërbejë bashkimit të qytetarëve vazhdimi me procedurat e shkarkimit të Presidentit?

Procesi i emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese tregoi vështirësi të mëdha në zbtaimin e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës. Kjo kryesisht ka lidhje me konfliktin institucional, si pasojë e mosbesimit të përbashkët midis palëve dhe prirjes së tyre për të delëgjitimuar njëri -tjetrin.

Dokumenti i Venecias është përgjigje e kërkesës së Kuvendit për mendim mbi refuzimin e Presidentit për të ftuar Arta Vorpsin për tu betuar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme