Pandemia e koronavirusit shtyn Lojërat Olimpike në vitin 2021

Nga Exit News
Pandemia e koronavirusit shtyn Lojërat Olimpike në vitin 2021 Foto ilustruese.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe qeveria japoneze ranë të martën dakord për të shtyrë për vitin tjetër Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Lajmin e njoftoi kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, i cili pohoi se kishte rënë dakord me Presidentin e KON Thomas Bach për të shtyrë lojërat olimpike në vitin 2021 si pasojë e pandemisë së sëmundjes Covid-19.

Për organizimin e Tokio 2020, Japonia kishte shpenzuar deri më sot mbi 12 miliardë dollarë.

Lojërat Olimpike, të cilat që prej vitit 1948 zhvillohen çdo 4 vite, janë organizimi më i madh i të gjitha disiplinave sportive në botë.

Përveç Lojërave Olimpike deri më sot janë shtyrë edhe evente madhore të futbollit si Euro 2020 apo Copa America 2020.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme