PD kërkon hetime për manipulim të komunikimit të Kryetarit Basha

Nga Exit News
PD kërkon hetime për manipulim të komunikimit të Kryetarit Basha Selia e PD-së.

Partia Demokratike kërkon hetime për manipulim të komunikimit elektronik të kryetarit Basha. Mbrëmë, gazetares Eni Vasili ju dërgua një mesazh për kryeministrin Rama në emër të Lulzim Bashës, gjatë emisionit Open.

Eni Vasili i drejtoi kryeministrit Rama një pyetje që i kishte ardhur në telefon në emër të Zotit Basha: ‘“A jeni i gatshëm që të ma lini mua postin e kryeministrit dhe të bëhem unë kryeministër?”

Ky mesazh u mohua direkt nga Lulzim Basha, i cili e sqaroi se mesazhi ishte fallco dhe nuk vinte nga kreu i opozitës:

“Eni sapo më informuan. Nuk kam çuar asnjë mesazh dhe në fakt as nuk po e ndiqja. Herë tjetër të lutem kontrollo zyrat  e propagandës së qeverisë. Kanë bërë rrugë me mashtrime e dezinformime, duke shkelur çdo ligj dhe normë.”- ishte mesazhi që Basha i dërgoi gazetares në Whatsapp.

PD sot e mohoi këtë ngjarje dhe kërkoi hetimin e ngjarjes:

“Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar.”

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme