Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nga Exit News
Presidenti Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare Mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Presidenti Meta do të mbledhë të mërkurën Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai deklaroi të hënën në emisionin Open se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë  Kombëtare, ku do të ftojë kryeministrin Rama dhe kryetarin e opozitës Basha.

Qëllimi i mbledhjes është dakortësimi në lidhje me masat që duhet të merren me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Deri tani në vendin tonë janë regjistruar 123 persona me COVID-19, ndër të cilat 5 viktima.

Zoti Basha pranoi ftesën e Presidentit Meta duke pohuar se është koha që çdokush të japë kontributin e tij në këtë situatë.

 

1 koment

  1. Alber 24 Mars, 2020 në 2:45 pm

    per mendimin tim kjo treshe te fusin dhe gramozin dhe salen dhe te japin kontributin e ture keto 5 me nga 30 miljard lek qe bejn 150miljar dhem se nuk ua ni per kaq se neve popullit na i kan vjedh ka 30vite ka 1miljard ne vit i bie te ken vjedh ose nga 30 leje pallatesh behet miljardi kollai me ju qe vidhni.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme