Princi i Uelsit Charles prekur me koronavirus

Nga Exit News
Princi i Uelsit Charles prekur me koronavirus

Princi Charles rezultoi pozitiv me Covid-19. Lajmin e dha zyra e shtypit të tij.

Ai u izolua në shtëpinë e tij dhe është në gjendje të  stabilizuar. Bashkëshortja e tij, Dukesha e Cornwell-it rezultoi negative ndaj koronavirusit.

Zyra e shtypit pohoi se princi Charles kishte patur një javë plot me aktivitete të ndryshme.

Ndërkohë Mbretëresha Elizabeth II është shpërngulur në kështjellën Winsdor. Ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme