Rama mashtron me videon për të ngjallur frikë dhe bindje: dhunën e policisë Algjeriane e shet si të Spanjës

Nga Alba Mborja
Rama mashtron me videon për të ngjallur frikë dhe bindje: dhunën e policisë Algjeriane e shet si të Spanjës

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë, të shtunën paradite ,një video në faqen e tij në Facebook, e cila tregon policë më shkopinj gome që ndjekin dhe godasin njerëzit në rrugë.

Këto pamje ai i ka shoqëruar me shënimin se pamjet janë nga Spanja dje, ndërsa policia spnajolle përpiqet të mbajë njerëzit larg rrugëve dhe vendeve publike, ndërsa vendi po përjeton një godtije të rëndë nga koronavirusi.

Kryeminsitri gjithashtu ka kërcënuar se edhe policia dhe ushtria shqiptare do të sillet njësj me njerëzit që dalin në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit.

🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS! 🔴 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

Por pamjet nuk janë të djeshme dhe nuk janë nga Spanja. Exit News informon se ato janë pamje nga Algjeria në të cilat policia rreh protestuesit që protestojnë kundër qeverisë, sikurse mund të shijhet  në postimin e mëposhtëm.

Keqinformimi i Kryeministrit është një akt i shëmtuar që ngjall frikë dhe panik, duke jsutifikaur se reagimet e dhunshme të policisë janë reagime normale “perëndimore” në këto kohë krize. Ky madhtrim i qëllimhsmë, duhet denoncuar nga të gjithë.

3 komente

  1. Gert 22 Mars, 2020 në 8:44 am

    Pse ngre Panik tek Shqipetaret e tu !! Me video qe nuk i perkasin temes! Pse!!?

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme