Rama prezanton ofertat e reja të internetit

Nga Exit News
Rama prezanton ofertat e reja të internetit

Të gjithë qytetarët do te përfitojnë  50 për qind me shumë internet në telefon, se sa paketa që ata janë të abonuar, nga nesër deri në fund të prillit. Ofertat e reja të internetit i bëri publike Kryeministri Rama në Fcaebook.

Ofertat e tjera të kompanive të internetit, të cilat hynë në fuqi nesër e deri në fund të prillit janë:

Të gjitha kompanitë e internetit, për abonentët e telefonisë fikse do të ofrojnë paketa abonimi për platformat edukative 60 përqind më lirë se çmimet e zakonshme.

Të gjitha kompanitë e internetit do të ofrojnë paketa falas për stacionin edukativ të RTSH-së.

Kompania Abcom do të zgjasë ofertat tre mujore të internetit dhe të televizionit, deri në fund të prillit. Stacionet e fëmijëve do të jenë falas.

Kompania Albetelekom ofron falas çdo paketa të re abonimi deri në fund të prillit. Çdo kontratë e re e internetit do të ketë të përfshirë oferta e mësipërme.

1 koment

  1. toni 20 Mars, 2020 në 5:57 pm

    Ka nje menyre me te thjeshte te drejtperdrejte kompanite te rrisin direkt paketen pa bere oferte apo abonim te ri

    Ndersa, menyra e propozuar do te thote te rrish te merresh me abtelecomin po nxorre gje ne drite.

    A thua se Akepi ka mjete per ta gjurmur cileseine dhe malin qe ofrohet sipas kontrates nga kompanite…..

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme