Raporti i BE-së: Ballkani shënjestër e lajmeve të rreme për koronavirusin

Nga Exit News
Raporti i BE-së: Ballkani shënjestër e lajmeve të rreme për koronavirusin

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë në qendër të fushatave të keqinformimit mbi epideminë.

Një raporti i Shërbimi Evropian për Veprimin e Jashtëm (EEAS) arriti në përfundimin se në rajon janë përhapur disa raportime të rreme në lidhje me shpërthimin e virusit.

Vendin e parë e mban përhapja e historisë së gënjeshtrt se koronavirusi është një armë biologjike e krijuar në laborator.

Një tjetër histori që po hapet shpejt në mediat e Ballkanit është se “virusi është prodhuar në një laborator për t’u përdorur kundër Kinës dhe Iranit”.

Raporti i EEAS shpjegon se informimi i rremë mund të përdoret si strategji politike gjatë zgjedhjeve të ardhshme në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut, si një armë e mundshme kundër emigrantëve, apo të përdoret nga burime të huaja për të manipuluar informimin në rajon apo në shtete të caktuara të tij.

1 koment

  1. t 21 Mars, 2020 në 9:58 pm

    Te gjitha indicjet çojne uje qe eshte prodhim laboratori.Edhe ai kardinali i famshem deklaroi nje gje te tille.BE nuk ka si ta pranoje nje gje te tille,sepse indirekt eshte pergjegjese ,sepse eshte nje nga financuesit e laboratorit qe studion viruset ne Wuhan

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme