Rrëzohet qeveria Kurti

Nga Exit News
Rrëzohet qeveria Kurti

Parlamenti i Kosovës ka votuar për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurtit. Mocioni i paraqitur nga partneri në qeveri i Lëvizjes Vetëvendosja u votua të mërkurën, në mbrëmje vonë. Mocioni u mbështet nga 82 deputetë. U votuan kundra nga 32 deputetë dhe një deputet abstenoi.

Kundër mocionit në mënyrë domethënëse votuan tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit dhe deputetja më e votuar në zgjedhjet e fundit, si dhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Qeveria Kuti kishte vetëm 50 ditë që kishte marrë detyrën. Ajo do të vazhdojë punën deri sa të votohet qeveria e re.

Presidenti Thaçi do t’i kërkojë sërisht Kurtit të formojë qeverinë e re brenda 15 ditëve. Por duket gati e pamundur që Kurti të formojë një qeveri të re brenda këtij afati.

LDK paraqiti mocion mosbesimi, javën e kaluar, sepse Kurti nuk zbatoi këshillën e SHBA-ve për të hequr taksën 100 për qind mbi produktet serbe. Në vend të heqjes së tarifës, Kurti propozoi të hiqte gradualisht tarifat dhe të vendoste masat e reciprociteti kundrejt Serbisë, e cila nuk e pranojë këtë propozim.

Kriza u thellua kur Kurti pushoi nga puna ministrin e Brendshëm, të vendosur nga LDK, për daljen kundra vendimit të qeverisë për të mos pranuar propozimin e Thaçit për të shpallur gjendjen e emergjencës, e cila do t’I jepte më shumë pushtet Presidentit gjatë kohës së epidemisë.

LDK argumentoi se Kurti rrezikoi marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të dhe shkeli marrëveshjen e koalicionit duke pushuar nga puna një ministër.

Një ditë përpara votimit, BE dhe SHBA ishin kundra këtij mocionit. BE kërkoi që mocioni të rrëzohej, ndërsa SHBA-të e vlerësuan vendimin e Parlamentit për të votuar si shenjë e respektimit të Kushtetutës.

Kurti në fjalën e tij në Parlament tha se pranimi i mocionit të mosbesimit i hap rrugë marërveshjes Kosovë-Serbi për shkëmbin e territoreve. Ai shtoi se Presidenti Thaçi ia kishte pohuar ekzistencën e kësaj marrëveshjeje Kurtit gjatë një takimi midis tyre. Kurti tregoi se gjatë takimit, Thaçi i ka thënë:

“Hiqi tarifat, ne shkojmë në Uashington, ne bëjmë marërveshjen dhe e heqim qafe Serbinë përgjtihmonë […] Vetëm ti dhe unë mund ta bëjmë këtë gjë”.

7 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme