Shtyhen vizat për shqiptarët që kanë mbetur në Britani për shkak të koronavirusit

Nga Exit News
Shtyhen vizat për shqiptarët që kanë mbetur në Britani për shkak të koronavirusit Foto ilustruese.

Shqiptarët që kanë mbetur në Britaninë e Madhe për shkak të mbylljes së kufijve do të përfitojnë shtyrje të afateve të vizës.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se ata të cilët nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri për shkak të anulimit të fluturimeve, apo kufizimit të lëvizjeve, duhet të aplikojnë për shtytjen e vizës.

“Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.

Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.”

Ministria fton qytetarët shqiptarë që ndodhen në Britani në të tilla rrethana që të njoftojnë për skadencën e vizës përmes postës elektronike në: [email protected].

1 koment

  1. Alvaro 26 Mars, 2020 në 9:37 pm

    Pershendetje jam alvaro kola nga durresi jetoj ne angli per momentin jam ne shqiperi por kam gruan dhe nje fmi ne londer vetem si mundet te shkoj une ose te vijn ato ktu te me rrespekt alvaro kola

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme