Si e uruan politikanët shqiptarë “7 Marsin”

Si e uruan politikanët shqiptarë “7 Marsin”

Të gjithë politikanët më të rëndësishëm të vendit i uruan sot festën e 7 Marsit të gjithë mësuesve shqiptarë përmes një postimi në Facebook.

Presidenti Ilir Meta kujtoi të gjithë mësuesit e tij tek “Kongresi i Lushnjës”, “Fan Noli” dhe “Sami Frashëri”, dhe shkroi:

“Nderim përjetë dhe mirënjohje gjeneratave të mësuesve shqiptarë që me sakrifica sublime u vunë në ballë të lëvizjeve kombëtare, jo vetëm për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për demokratizimin e saj, duke i prirë zhvillimit, emancipimit dhe demokratizimit të vendit”.

Kryeministri Edi Rama i uroi mësuesitë përmes një citati të Konfucit: “Vlera e mësuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurrë”.

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha postoi një foto me mësuesen e tij të klasës së parë dhe i premtoi të gjithë arsimtarëve se “ditë më të mira” do të vijnë. Gjithashtu, Zoti Basha postoi edhe një video nga vizita e tij në shkollën 9 vjeçare, në Dajç, “Shtjefën Maçi” e cila këtë vit u mbyll për shkak të mungesës së nxënësve.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i premtoi se ajo zotohet se mësuesit do të jenë më të fortë dhe më të respektuar në të ardhme: “Zotimi im për të gjitha familjet shqiptare është kthimi i Shqipërisë në vendin ku mësuesi që ka në duar edukimin e brezave do jetë më i fortë dhe i respektuar, se ai që në duar ka pushtetin apo armët e krimit”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme