Testoni gjithë popullsinë për Covid-19—kushton më pak se bllokimi i ekonomisë

Nga Artan P. Gjergji
Testoni gjithë popullsinë për Covid-19—kushton më pak se bllokimi i ekonomisë

Lajmi i se Kryeministri izraelit Benxhamin Netanjahu po planifikon një fushatë të testimit në masë të popullatës po shihet me shumë interes në debatin publik dhe ekonomik në arenën ndërkombëtare.

Të njëjtën ide po diskuton edhe Britania e Madhe, të paktën nga debatet publike të Kryeministrit Johnson, nxitur padyshim nga zbatimi me sukses të testimeve masive në Korenë e Jugut.

Edhe pse kreu i OBSH-së Tedros Adahnon pretendon se testi i COVID-19 nuk e shmang përhapjen e virusit, identifikimi dhe izolimi i vetëm pacientëve të prekur prej tij do të ishte një arritje e madhe.

Kjo pikë së pari për faktin se identifikimi i hershëm mund të shtojë shanset për shpëtimin e mjaft jetëve, por padyshim edhe për një zhbllokim total të jetës ekonomiko-sociale dhe ekonomisë botërore.

Ndërsa Britania e Madhe po rrit me shpejtësi numrin e testimeve—synon të arrijnë në 25 mijë testime në ditë— Izraeli duket se do të vendosë për testimin e të gjithë popullatës.

Natyrisht, nisur nga kostot, vendet me një popullsi të madhe dhe shtrirje të gjerë gjeografike si Mbretëria e Bashkuar—rreth 67 milionë banorë në rreth 242 mijë kilometra katrorë—e kanë shumë herë më të vështirë dhe natyrisht më të kushtueshme testimin e gjithë popullsisë në krahasim me një vend të vogël si Izraeli me rreth 8 milionë banorë të shtrirë në rreth 22 mijë kilometra katrorë.

Nëse shkojmë me të njëjtën logjikë, Shqipëria është një vend me shtrirje gjeografike të vogël, rreth 28 750 km2 dhe popullsi krejtësisht modeste prej rreth 2,8 milionë banorësh, të përqendruar kryesisht në zonat urbane.

Të gjitha këto karakteristika do ta bënin lehtësisht të menaxhueshme situatën nga pikëpamja operacionale e testimit të popullatës në rast se edhe kostot do të ishin të arsyeshme.

Po sa mund të jenë kostot?

Sipas vlerësimeve më të fundit të Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve të SHBA-ve, institucioni që adminsitron testet në Amerikë, kostoja laboratorike e testit të COVID-19 është përllogaritur rreth $36.

Ndërsa nëse do konsiderohen edhe elementët e tjerë tregtarë (paketimi, transporti, marzhi i fitimit etj.), kostoja që paguajnë kompanitë amerikane të sigurimit i kalon në $52 për test. Ndërkohë në tregun e lirë amerikan kostoja e testeve është afërsisht $80 për test dhe përgjigjja merret brenda 4 ditësh.

Duhet theksuar se kostoja dhe çmimi i tamponi për test vjen dhe ulet çdo ditë, pasi tashmë po prodhojnë shumë kompani të etura për të kapur një pjesë të këtij tregu të papritur dhe shumë fitimprurës.

Për të qenë brenda, po marrim koston $80 për testim.

Nëse qeveria shqiptare do të vendoste të testonte të gjithë popullsinë, kostoja totale vetëm për testimet do të shkonte rreth $216 milionë.

Ekspertët e shëndetit publik gjatë periudhës 14 ditore të inkubacionit sugjerojnë të realizohen mesatarisht 3 testime për çdo individ, atëherë nëse ndiqet kjo këshillë kostoja që duhet të përballonte qeveria për testimin e gjithë popullsisë do të ishte rreth $648 milionë.

Padyshim që procesi i testimit ka mjaft kosto të tjera shtesë që kanë të bëjnë me stafin sanitar dhe laboratorik që do t’i realozjë këto testime, por ktëo kosto janë më së shumti përfshira në koston e shërbimit spitalor të vendit. Gjithsesi po shtojmë edhe këtë kosto të përafërt dhe po themi që kostoja totale është $700 milionë.

Kjo kosto në të gjitha rastet është shumë me e vogël se kostot ditore që përllogariten se humbet ekonomia shqiptare nga bllokimi total i aktivitetit ekonomiko-social. Në një vlerësim të bërë para disa ditësh nga revista MONITOR, ekonomia shqiptare mendohet se humbet bllokimi i aktivitetit të paktën rreth €25 milionë (rreth $30 milionë) çdo ditë.

Sipas këtij vlerësimi kostoja minimale e humbjeve ekonomike do të ishte rreth $300 milionë—për një periudhë 2-3 mujore sa mendohet se mund të zgjasë kjo valë e epidemisë kostoja do të arrijë në $600-$900 milionë.

Këtu nuk janë llogaritur natyrisht kostoja e jetëve të humbura njerëzore.

Edhe në këtë skenar ekstrem do të ishte shumë e leverdisshme testimi masiv i popullsisë.

Në një skenar më realist, nëse testohet vetëm popullsia 19 vjeç e sipër, pra popullsia në forcën e punës dhe moshat e mëdha, do të duheshin të testoheshin më pak se 2 milionë persona—pupullsia deri në 19 vjeç në Shqipëri është rreth 800 mijë vetë.

Ky testim masiv, me përjashtimin e moshave të vogla, do të kushtonte vetëm $160 milionë për një test dhe rreth $480 milionë për tre testime për çdo individ.

Nëse testimi do të kufizohej edhe më shumë, kostoja e një testimi masiv do të ishte krejtësisht e papërfillshme në krahasim me koston e humbjeve ekonomike dhe njerëzore.

Prandaj, qeveria dueht të konsiderojë testimin masiv të popullsisë.

Ka ardhur koha që të llogarisim kostot financiare dhe të përdorim realisht magjinë e menaxhimit të financave publike. Llogaritë bëjini vetë.

 

19 komente

  1. dsfssdfsdfsdfsdf 22 Mars, 2020 në 8:37 pm

    Ska nevoje te behet e gjithe popullata, mjafton gjurmim aktiv i personava qe kan pasur kontakte me njerez te infektuar dhe qe kan ardhur nga zona te nxehta.
    Sikur te testohen 2 here me 3 dite diference do identifikohej nje numer mjaft i madh njerzish.
    Plus te infektuarit ne rast se do e dine qe jane te tille do ishin me te kujdesshem per te mos e perhapur ate.

    Po realisht sa kapacitete kemi per te kryere testime ? Sa mund te bejme ne dite ?
    Ku eshte thembra e akilit? Paisjet qe e analizojn, provezat apo mungese stafesh ?

    • Anaslirik 23 Mars, 2020 në 9:17 am

      Te testohen njerzit qe jane ne gjendje pune se jo te gjithe punojne dhe tani spo e kuptojme se kush eshte semure se ndoshta une mund te jem semur dhe e kalova pse duhet te mbyllem si une ka mijra ekatomiria pse smund te vazhdojmee je ten ditore ata qe e kalojne kjo me duket e cuditshme luan Rol se do dhe te pakten me shume se 14 dite sherimi

    • Fredo 25 Mars, 2020 në 7:03 pm

      Njerzit ketu nuk tregojne qe jane prekur me koronavirus .se kane hall mos i cojne ushtar ne avganistan neqofte se ke virus humbet veten tende familjen te dashuren .it etj

  2. Artan 24 Mars, 2020 në 8:28 am

    Dy teza me vënd të testohesh apo jo? Asnjë se di zgjidhjen ose më saktë të ardhmen ta parashikoj. Unë di kaq pa bërë llogaritje- vetë izolim baraz mos shpërndarje virusi. Vetë izolim baraz shërim për tokën, ajrin, ujërat. Çfarë ekonomie flasim këtu kur skemi planet të pastër. Pastaj na rroftë paraja… se kur të shkatërrohet planeti deri në atë far feje hajde haji letrat pastaj (proverb indian). Pra zgjidhja nga më të këqijat përfitojmë një plus tek planeti jonë. Shikoje si është pastruar ajri etj etj.
    Artan, e dimë mirë që ke bazën e fortë ekonominë e financat- por të kishe studiuar vlla blegtori se kur tvi dita me para sdo dish të blesh gjë duhet të dish të mbjellësh. Për fëmijët…..

    • paemer 24 Mars, 2020 në 10:45 am

      mjaft o mjaft me kete shkatrrimin e planetit se lat nam

      • Arran 24 Mars, 2020 në 2:34 pm

        E pse lam nam? Sna dhe argument. Po ske faj se i do gjërat e paketuara e me ble sa herë do ti e çfarë do ti. Po ka limite edhe toka siç ke dhe ti. Pse mos me të marr gjakë përditë ty? Mos harro nga toka ke dal dhe aty përfundon jemi një.

        • Paemer 24 Mars, 2020 në 11:14 pm

          mjaft na tregove cfare jemi o komunist qe na hiqesh si racionalist. Shko te partia se ta paska ul steken te gjunjte.

          Qenke ekstremist, nga paketimi produktit te pirja gjakut. I kapke ne ajer inputet e botes.

          Hahaha mos pi kaq shume mall

          • Atan 25 Mars, 2020 në 8:51 am

            Pse qesh kot apo je tralala. Kur ta kuptosh që dhe planeti është qënje e gjallë në fund fare do kemi pak shpresë për jetën në vazhdim. Hidh pak sy nga feja. Kush na krijoj? Në sdo fenë hidh pak sy nga shkenca kush na krijoj? Si filloj gjithçka? Ose filozofia nëse i njeh kto fusha!! Dhe tlutem mos më shaj e ofendo me fjalë që si kupton. Por mirë që kam vëmëndjen tënde: komunist dmth: krijimi i një shoqërie pa shtet dhe pa klas. Komunistëtbesojnë se kjo mund të ndodhë nëse njerëzit heqin fuqinë e borgjezisë (klasa qeverisëse, që zotëron mjetet e prodhimit) dhe vendosin kontrollin e punëtorëve për mjetet e prodhimit.
            Racionalist dmth: pikëpamja epistemologjike që “e konsideron arsyen si burimin kryesor dhe provën e njohurive” ose “çdo këndvështrim që zhvillon arsyen si burim i njohurive ose arsyetimit”. Për shkak të kësaj, racionalistët argumentuan se ekzistojnë të vërteta të caktuara dhe se intelekti mund t’i kapë drejtpërdrejt këto të vërteta.
            Zgjidh e mer nai tjetër tani.

  3. Rigi 24 Mars, 2020 në 9:43 pm

    Nuk eshte e mundur te behet teste per gjithe popullsinë.
    Sikurse jeni ne dieni virusi qendron i fshehur nga disa dite ne disa jave dhe ne rastet kur nje individe eshte bartes me test rezulton negativ. Atehere keta persona bartes te virusit qe ne test dalin negativ do te infektonin nje numer shume me te madhe njerezish sesa tani qe jane ne karantine. Atehere ku eshte rezultati ? 600 milion dollar teshkuara dem.

    • Atan 25 Mars, 2020 në 8:56 am

      E ke thënë bukur janë ca gjëra që ekonomistët si mendojnë dot. Artani shef vetëm paranë ekonominë duhet me qenë i gjithë përfshirës me pas njohuri si Regi me thënë diçka kaq të madhe.

  4. Paemer 25 Mars, 2020 në 6:41 pm

    O atan po te gjithe besojne te shkenca o trap po mjaft hapw panik. Nuk jane te gjithe budallenj e parazit mallista qe i jan hap syt tani dhe fillojne e bejne si gjithollog.
    Shko ha buke , po jo shume se i ben dëm tokes, dhe prishet bota. Megnithese ju komunistet jeni mesuar me rracione te pergjysmuara. Hahaha
    Ndrroje mallin.

    • Atan 26 Mars, 2020 në 1:16 pm

      Ej tani e teprove. Stë dal ty pëdballë akoma hubdëleshi se e shifje ti si lëahoje sharjet kshu. Tregove jo për gjë por vetëm e vetëm që sdi as të komunikosh as të formulosh por vetëm të shash. Siç e ke dhe thënë vet je paemër mbase je dhe pa shumë gjëra të tjera. Të hysh ti aty ku kam shkelur unë do humbisje. Dhe kaq po të them nga paemër dole pa shumë gjëra ( shikoje kontektstin) skishe as mençuri të fusje një emër kot si unë diçka potente zgjodha siç jam unë. Qeke dhe frikacak dhe boll përmende mallin se duken që e konsumo se ja dike efektet. Dole blozë fare para vetes. Se para meje rri si të duash.

      • Me ça emri tdush 26 Mars, 2020 në 1:23 pm

        Nuk ja di efektet po ma merr mendja se kto efekte te jep kur fillo e flet per prishje bote, dhe kalon nga produkti tek gjaku tjetrit… tani o vampir o mallist, nje nga te dyja, po une e di qe vampirat jane vetem ne perralla. Para marksizem leninizem shoku. Ik futi ndonje vingell tani.

        • Atan 26 Mars, 2020 në 4:12 pm

          Ty të merr mendja vetëm erë. Të ka ngel menja tek gjaku mos u merakos se sta pi njeri kanë ikur ato kohë e skanë qënë kohë përrallash. Po çfarë do ti o shoku që lexon exit aman ik lexo disney dhe ndihmo veten. Dhe kur kanë fillu me mendu ata që skanë asnjë edukatë por shajnë e duan ta ulin tjetrin tek niveli tyre.?

  5. Arta 26 Mars, 2020 në 11:53 am

    Testimi nuk kontrollon shperndarjen e virusit!Jane bere studime me epdemi te meparshme ketu ne Angli dhe kur eshte prer qarkullimi eshte nen kontroll virusi.Aman se ato krahasimet e llogarite e tua nuk e zgjidhin krizen.Dhe po pate mundesi loz me makine llogaritese e mos dil jashte fare se doktorrave pi I del shpirti!

    • dsfssdfsdfsdfsdf 26 Mars, 2020 në 1:14 pm

      qekan gomere keto te OBSH qe thojne beni testime dhe vetem testime…
      boll e sulmuat me argumenta idiote.

      Italia, spanja, zvicra dhe anglia ku je ti jane shembull sesi nuk duhet vepruar ne epidemi,
      ndersa korea e jugut, taivani dhe gjermania jane prove e gjalle qe testimi masiv jep rezultate.

      • Atan 26 Mars, 2020 në 4:07 pm

        Qeke ti lexues i mirë. Artani thotë bëni testet se ndihmon ekokominë ndërsa OBSH thotë bëni testet se ndalonin përhapjen ose parandalime ose kufizimet ose zonat e rrezikshme ose si shpërndahet ose kë të izolosh. Ehhhh

        • dsfssdfsdfsdfsdf 26 Mars, 2020 në 7:48 pm

          @Atan. je shum i mprehte…
          Pergjigjia ishte me komentuesin me siper qe thoshte qe testimet nuk kontrollojne shperndarjen e virusit. Per komentet e bera nga ty ose me emrin tend skam cfare them, sja vlen te merresh me gomarlleqe te nje te vetkenaquri.

          Sa per artikullin jam plotesisht dakord me testimet masive.
          Sa me shpejt te identifikohen te gjithe individet e semure aq me shpejt do ndalet infektimi, dhe sa me shpejt do kthehet normaliteti ekonomik ku popullata do kryeje aktivetet ekonomike te perditshme dhe rrjedhimisht do ndalen dhe humbjet ekonomike.

          Ai qe ka shkruar artikullin ka bere disa llogari, ku me 3 faze testimesh te gjithe popullates ose nje grupi te madh njerzish dalin kosto me te ulta ekonomike sesa izolim te gjithe popullates me shpresen se do iki infektimi me ardhjen e veres.

          Dhe ky testim masiv pervec uljes se kostove ekonomike dhe kolapsit te mundshem ka benefite se ul numrin e te semureve dhe viktimave te mundshme, qe ne fund te fundit jane dhe rekomandimet e OBSH. Plus kemi dhe shtete qe kan patur sukses me testim masiv ne frenimin dhe mbajtjen ne kontroll te epidemise si Korea, Singapori dhe Taivani.

          Izolim pa afat dhe pa testime masive ska kuptim, si nga ana ekonomike dhe shendetsore.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme