Vdes personi i shtatë me koronavirus në Shqipëri

Nga Exit News dje në 23:14
Vdes personi i shtatë me koronavirus në Shqipëri Zona e karantinës, Urgjenca Infektive, QSUT.

Një 85-vjeçare nga Tirana, vdiq pak orë pasi u shtrua në gjendje të rëndë në spitalin e Infektivit, ditën e enjte, në mbrëmje.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se e moshuara vuante nga disa sëmundje kronike.

Ajo është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Të enjten rastet me të infektuar shkuan 174, prej të cilëve 17 janë shëruar.

3 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme