Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, vdes 73-vjeçarja në Durrës

Nga Exit News
Viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri, vdes 73-vjeçarja në Durrës Foto ilustruese nga Spitali Infektiv, QSUT.

73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi në Durrës ka ndërruar jetë sot në mesditë në spitalin e Durrësit.

73-vjeçare ishte shtruar në spitalin e Durrësit me probleme të  rënda me frymëmarrjen dhe është kururar për një javë rresht për pneumoni.

Ministria e Shëndetësisë tha se pacientja 73 vjeçare, e konfirmuar me COVID-19, ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive.

Ajo ka pasur histori udhëtimi në Itali javët e fundit.

Mjekët e infermierët që i kanë shërbyer 73-vjeçares gjatë një jave shtrim në spitalin e Durrësit po testohen.

29 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme