Gunther Krichbaum: Akuzat e Kryeministrit Rama janë absurde – Pikat kryesore të intervistës

Gunther Krichbaum: Akuzat e Kryeministrit Rama janë absurde – Pikat kryesore të intervistës

Në një intervistë për gazetën “Shekulli” të hënën, Gunther Krichbaum i cilësoi absurde akuzat e qeverisë se ai po punon në interes të opozitës.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e BE-së në Bundestag theksoi se sipas ligjit të Gjermanisë, qeveria federale vendos për hapjen e negociatave vetëm pasi merr miratimin e Bundestagut.

Shqetësimet e parlamentarëve gjermanë për krimin, drogën dhe korrupsionin në Shqipëri, Komisioni Europian i ka paraqitur prej kohësh në progres raportet për Shqipërinë – u shpreh Kirchbaum.

Pohimet kryesore të Gunther Krichbaum janë përmbledhur më poshtë.

  • Sipas ligjit gjerman, qeveria federale mund të bjerë dakord për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, vetëm pasi Bundestagu i ka dhënë dritën e gjelbër;
  • Vota jonë [e deputetëve të Bundestagut] është një parakusht për një vendim të qeverisë federale për hapjen e negociatave për anëtarësim. Dhe kjo kërkon miratimin e grupimit tim, CDU/ CSU;
  • [U]në e kam të vështirë të mund të imagjinoj se Angela Merkel, si anëtare e grupit parlamentar të CDU/CSU-së, të ketë një këndvështrim të ndryshëm;
  • [Ç]do gjë e shënuar në letrën tonë prej shtatë pikash ka qenë gjithashtu e kërkuar nga Komisioni i Europian në raportet e tij të progresit për një kohë të gjatë. Kjo tregon se sa absurde është akuza që shtatë pikat tona ishin të ndikuara nga opozita;
  • Vetëm pas kësaj [intervistës për shtyp], unë u takova me liderin e opozitës, zotin Basha;
  • [R]eforma e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër drogës, reforma zgjedhore dhe dekriminalizimi janë të ashtuquajturat “kërkesat kryesore” të Komisionit të BE-së;
  • Ne këmbëngulin në plotësimin e këtyre kërkesave, sepse popullsia është duke e pritur këtë prej nesh, evropianëve.
LEXO  Italia pa turistë si kurrë më parë

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>