BBC: Bumi i kanabisit në Shqipëri

BBC: Bumi i kanabisit në Shqipëri

Media ndërkombëtare BBC do të transmetojë më 1 dhjetor 2016 një reportazh për prodhimin dhe trafikimin e drogës në Shqipëri, i titulluar “Bumi i kanabisit në Shqipëri”.

Në materialin prezantues të reportazhit shkruhet se:

Shqipëria është kthyer në vendin më të madh prodhues të kanabisit në Evropë. Kjo industri e paligjshme – e drejtuar nga krimi i organizuar – filloi në fund të vitit 1990 dhe u përhap në të gjithë vendin. Pjesa më e madhe e “arit jeshil” trafikohet jashtë vendit. Shumë fshatra jetojnë me paratë e fituara nga kultivimi dhe tregtimi i kanabisit. Qeveria shqiptare po përpiqet të luftojë këtë industri duke shkatërruar miliona rrënjë, duke sekuestruar sasi të kanabisit të tharë, të paketuar dhe të përgatitur për tu shitur në vende sekrete.

Reportazhi është përgatitur nga Albana Kasapi dhe Linda Pressly.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>