Gjetja e fundit e shqiptarëve për të marrë dokumenta italiane – Hetimi i emisionit “Le Iene”

Gjetja e fundit e shqiptarëve për të marrë dokumenta italiane – Hetimi i emisionit “Le Iene”

Emisioni televiziv italianë “Le Iene” ka transmetuar një reportazh dje në darkë mbi mënyrën se si fëmijët shqiptarë nën moshën 18 vjeç marrin leje qëndrimi të rregullt në Itali.

Sipas ligjit italian të emigracioni çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç, i cili është i braktisur dhe në kushte të vështira jetese, përfiton leje qëndrim të rregullt dhe shteti i jep të drejtën e shkollimit dhe strehimit.

Kjo mënyrë “e rehatshme” është e njohur në Shqipëri. Shumë familje shqiptare i shoqërojnë fëmijët pak muaj para se të mbushin 18 vjeç në Itali. Më pas, fëmijët paraqiten pranë autoriteteve italiane ku deklarohen të braktisur dhe në kushte të vështira jetese.

Numri i fëmijëve, të cilët shkojnë në Itali me këtë mënyrë është shumë i madh, aq shumë sa tani strehimi i tyre është kthyer në problem.

Qyteti i Piaçenzës strehon numrin më të madh të fëmijëve shqiptarë të deklaruar si të braktisur. Përgjegjësi i Mirëqënies Sociale në Bashkinë e Piançenzës Stefano Cugini shprehet se 73 për qind e fëmijëvë “të braktisur” në këtë qytet janë shqiptarë.

Përgjegjësia është e shtetit shqiptar, i cili e njeh këtë situatë dhe nuk bënë asgjë, – shpreh ai.

Zoti Cugini pohon se këtë problem ia ka bërë të ditur edhe konsullatës shqiptare në Milano. Madje një herë i ka dërguar edhe disa djem shqiptarë për strehim. Por, konsullata në vend që t’i strehonte ka lajmëruar policinë, ka mbyllur derën e konsullatës dhe është shprehur se konsullata nuk është e aftë për këto gjëra.

Edhe ekipi i gazetarëve të “Le Iene” ka hyrë në ambientet e Konsullatës shqiptare në Milano dhe ka kërkuar të takojë Konsullen e Përgjithshme, për ta pyetur për masat e marra për zgjidhjen e kësaj çështjeje.  Një zonjë, e cila ka pohuar se është Konsullja shqiptarare, iu përgjigj:

Problemi ia kemi bërë të ditur ministrisë tonë.

Në fund të bisedës, pas një debati të ashpër dhe këmbënguljen e gazetarit për të marrë një përgjigje, një zë tjetër nga konsullata, i cili në video nuk identifikohet, i përgjigjet se:

Ministria ka punë të tjera.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>