
Dhjetra të rinj të Partisë Demokratike protestuan sot në një mënyrë ndryshe përpara Kryeministrisë. Të rinjtë mbollën bimë të rreme kanabisi në vazo dhe i vunë përpara Kryesministrë në shenjë proteste për fenomenin e kanabisit, që është kthyer tashmë në pengesën kryesore të hapjes së negociatave së Shqipërisë me BE-në.
Një prej protestueseve deklaroi:
Jemi një grup të rinj të shkolluar, por të papunë. Asnjë mundësi nuk ofron dhe asnjë kujdes nuk tregon qeveria dhe kryeministri për ne. Droga është alternative e qeverisë, por dhe toka ku mbillet drogë është zaptuar nga kriminelët e lidhur me kryeministrin. Erdhëm sot për të mbjellë kanabis tek dera e kryeministrisë se është e vetmja tokë e pazaptuar.