
Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë nisur që dje një aksion protestash kundër fenomenit të kanabisit që është përhapur në gjithë vendin.
Sot, të rinjtë kanë vendosur në makinat e qeveritarëve e deputetëve socialistë një stemë me bimën e kanabisit dhe shkrimin “Republika e Kanabisit – Themeluar nga Edi Rama 2013-2016”.
Njëri prej të rinjve u shpreh se një nga arsyet përse e nisën këtë aksion ishte reportazhi i medias ndërkombëtare BBC ku Shqipëria cilësohej si kryeqyteti evropian i kanabisit.
“Kjo qeveri na ka bërë me turp duke na identifikuar gjithë bota si kryeqyteti i drogës,” deklaroi ai.
Një ditë më parë, të rinjtë protestuan duke mbjellë bimë fallco kanabisi përpara Kryeministrisë.