Rama: Asnjëherë nuk ka pasur një datë për hapjen e negociatave – Pikat kryesore të intervistës në Top Story

Rama: Asnjëherë nuk ka pasur një datë për hapjen e negociatave – Pikat kryesore të intervistës në Top Story

Kryeministri Edi Rama në një bisedë të regjistruar paraprakisht për gazetarin Sokol Balla në emisionin Top Story, e cila u transmetua të enjten në darkë, foli për çështjet më të rëndësishme të ditës.

Për herë të parë, kryeministri pohoi se nuk ka pasur asnjëherë një datë të caktuar për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Gjithashtu ai nuk pranoi se Shqipëria ka një problem me prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.

Për hapjen e negociatave për Shqipërinë

  • Para se të shkoja në Berlin dhe para se deputeti Krichbaum të vinte këtu, nuk kemi folur asnjëherë për një datë në mes të dhjetorit sepse ka një kusht dhe ai është fillimi i zbatimit të ligjit të Vettingut;
  • Në dhjetor ne nuk presim një datë, pasi data do të vendoset kur të ketë filluar zbatimi i Vettingut;
  • Zoti Krichbaum nuk erdhi këtu në cilësinë e kreut të Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, por si një deputet i CDU/CSU dhe nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe të panatyrshme që brenda grupeve parlamentare të parlamenteve të BE-së ka dhe do të vazhdojë të ketë një debat lidhur me qasjen ndaj zgjerimit.

Për qeverisjen e Partisë Socialiste

  • PS ka bërë shumë gabime në të shkuarën, mund të ketë momente jo fort për t’u krenuar kur ka qeverisur, por ka meritën e padiskutueshme që në asnjë qëndrim të sajën PS nuk e ka cënuar interesin kombëtar;
  • Kemi patur një shumicë të cilësuar që besoj e kemi përdorur në interes të shqiptarëve duke marrë një kthesë të rëndësishme për të bërë shtet.

Për kryetarin e PD-së Lulzim Bashën

  • Kryetari i opozitës kishte një mundësi të madhe që të bëhej lideri i opozitës dhe jo imituesi në frymë dhe germë i kryetarit që dha dorëheqjen;
  • Unë mund të them arsyet se përse duhet kritikuar qeverisja e PS, por më thoni një arsye pse duhet votuar PD atëherë unë do të mendoj që nuk është normale;
  • PD nuk ka lider, s’ka alternativë veçse zhurmës së përditshme të kazanit të propagandës;
  • Ka vetëm të njëjtën gjë që kishte kur ishte në Qeveri nga ku njerëzit e larguan me 1 milion shuplaka; propagandën.

Për zgjedhjen e Presidentit

  • Nëse do të kemi të njëjtën republikë deri në 2017, atëherë unë s’e kuptoj çdo të thotë që do të kandidoj. Nuk e kam parë ndonjëherë në historinë parlamentare një garë. Është lloj tjetre republike ku njerëzit bëjnë gara.

Për koalicionin e ardhshëm zgjedhor:

  • Unë parashikoj që pas zgjedhjeve të reja të jenë tre bashkëkryetarë sepse kështu quhen liderët e koalicionit, janë ata që përbëjnë partitë në një koalicion.

Për problemin e Kanabisit

  • Kanabisi nuk është një problem i tashëm, është një problem i trashëguar dhe i fshehur ne e kemi nxjerrë në sipërfaqe dhe nuk kemi fshehur asgjë dhe kemi bërë komunikata për çdo rast. Kjo nuk tregon që ky fenomen është shtuar, thjesht që është bërë publik.

Për zbatimin e ligjit të dekriminalizimi

  • Më thatë për kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Ne kemi miratuar me konsensus një ligj që është një ligj që nuk e ka asnjë vend në Europë;
  • Kryetari i Bashkisë së Kavajës është në një proces, është në hetim dhe në bazë të ligjit nuk është as PS, as Kryeministri që duhet të bëjë dekriminalizimin.

Për miratimin e ligjit të vetingut

  • PD është e angazhuar që të mos lejojë zbatimin e reformës në drejtësi duke nisur nga moslejimi i spastrimit nga gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar që janë aleatët e PD;
  • Nuk kam informacion, por do të çuditesha shumë që Komisioni i Venecias të bëjë atë që bën PD, të refuzojë atë që voton vetë;
  • Gjykata Kushtetuese ka dhënë një provë që nuk e ka dhënë as Rusia e Putinit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>