Gjermani, Angela Merkel rizgjidhet kryetare e CDU

Gjermani, Angela Merkel rizgjidhet kryetare e CDU

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka fituar dje një mandat tjetër dy vjeçar për drejtimin e Partisë Kristian Demokrate (CDU).

Angela Merkel ishte e vetmja kandidate në garë dhe mori 89,5 për qind të votave të delegatëve. Krahasur me zgjedhjet e kaluara, ku Merkeli mori 96,7 për qind të votive, mbështetja ndaj saj brenda partisë ka rënë disi.

Një ndër arsyet kryesore është vendimi i Merkelit për të lejuar emigrantët të shkojnë në Gjermani.

Gjithsesi, gjatë fjalimit të djeshëm, kancelarja gjermane, që drejton Gjermaninë që prej 2005-ës, bëri disa nga deklaratat e saj më të forta për çështjen e emigrantëve apo për ndalim e burkës në fenë myslimane, veshjes që mbulon gjithë trupin dhe fytyrën.

Një situatë si ajo në fund të verës të vitit 2015 nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet.

Mbulimi i plotë duhet të ndalohet kudo që është ligjërisht e mundur.

Vendimet e Merkelit gjatë mandatit të fundit duket se i kanë ulur mbështetjen brenda Gjermanisë, por në arenën ndërkombëtare ajo është vlerësuar si një lidere e guximshme.

Ajo u zgjodh Njeriu i Vitit nga revista Time për qëndrimet e saj gjatë krizës së refugjatëve, krizës financiare greke dhe konfliktit Rusi – Ukrainë.

Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme 2017, ku Merkel do të kërkojë një mandate të katërt, ajo tha se “do të jenë zgjedhjet më të vështira të paktën që prej ribashkimit të Gjermanisë, për shkak të polarizimit të fortë të shoqërisë sonë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>