Ministri Manjani sqaron “dosjen e Klement Balilit”

Ministri Manjani sqaron “dosjen e Klement Balilit”

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sot për lajmin se dosja e Klement Balilit ka ardhur në ministri nga autoritetet greke, por nuk i është dërguar prokurorisë ende.

Lajmi u transmetua dje në Top Channel dhe i referohej “burimeve diplomatike greke”. Sipas Top Channel, që prej 12 nëntorit në Ministrinë e Drejtësisë ka mbërritur nga autoritetet greke një dosje prej 10 mijë faqesh për Klement Balilin, e përkthyer në shqip, e cila për arsye të paqarta nuk i është dërguar ende prokurorisë.

Ministri Manjani ka përgënjeshtruar faktin se dosja ka ardhur e përkthyer në shqip dhe shprehet se ministria e Drejtësisë e ka dërguar dosjen në prokurori sapo ka mbaruar përkthimin.

Që prej ditës së djeshme, pra para se të bëhej lajmi Prokuroria Shqiptare ka në dispozicion dosjen e përkthyer zyrtarisht. Dosja e përkthyer zyrtarisht është dërguar dje, datë 06.12.2016

Dokumentet origjinale në gjuhën Greke ne i kemi marrë zyrtarisht, më datë 14 Nëntor 2016. Kjo dosje ju përcoll ashtu siç ishte brenda ditës Prokurorisë. Kjo e fundit i regjistron këto dokumente në dosjen hetimore.

Më datë 16 Nëntor, është sjellë në Ministri, nga Prokuroria kopja e dosjes për tu përkthyer zyrtarisht. Procedurë e kërkuar nga ligji.

Menjëherë zyra e përkthimeve ligjore në Ministri, si për çdo rast tjetër ka filluar punën për përkthimin dokumenteve.

Kjo është kronologjia zyrtare e faktuar për të gjithë ata që bëjnë lajme në emër të “burimeve” gjithfarësh! Me këtë rast le të njoftohen edhe “burimet”…

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>