Basha takohet me Kancelaren Merkel

Basha takohet me Kancelaren Merkel

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka biseduar me Kancelaren Angela Merkel gjatë kongresit të Partisë Kristian Demokrate, në Gjermani.

“E falenderova zonjën Merkel për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend”, – bënë të ditur Zoti Basha në një njoftim në faqen e tij në Facebook.

Gjithashtu ai shprehet se Zonja Merkel ka shprehur mbështetjen e saj të palëkundur për Shqipërinë.

Kryetari i opozitës Basha mori pjesë në këtë kongres me ftesë të Kancelares Merkel, e cila fitoi dje një mandat tjetër dy vjeçar për drejtimin e Partisë Kristian Demokrate (CDU).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>