Kryeministri Rama ngatërron raport

Kryeministri Rama ngatërron raport

Gjatë fjalimit të djeshëm me rastin e Ditës kombëtare të Rinisë, kreu i PD-së, Lulzim Basha  tha se një pjesë e mirë e propagandës pozitive dhe raportimit në mediat e huaja, si për shembull artikulli në revistën The Economist në janar 2016, ku Shqipëria u reklamua si “liderja e reformave për Ballkanin Perëndimor”, janë të paguara.

Kryeministri Rama iu kundërpërgjigj menjëherë Zotit Basha, me anë të një statusi në Facebook:

Sipas Lulit edhe PISA2015 ka përkthyer gabim rezultatet e Shqipërisë në arsim!E kanë paguar! Dikush t’i thotë që paraja nuk është gjithçka?

Raporti “Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve” (PISA) është një raport ndërkombëtar vjetor i publikuar nga OECD që mat dhe vlerëson aftësitë e 15 vjeçarëve.

Sipas PISA 2016, Shqipëria ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga viti 2009 në fushën e matematikës dhe shkencës, dhe që nga viti 2000 në fushën e leximit.

Megjithatë, aftësitë e 15 vjeçarëve në Shqipëri, në këto fusha, vazhdojnë të jenë nën mesataren e përgjithshme të vendeve të tjera dhe vendi renditet ndër të fundit në Evropë.

Është e paqartë se përse Kryeministri Rama mendon se raporti i PISA-s ishte një vlerësim pozitiv për politikat e tij në arsim.

Së pari, të gjithë treguesit janë studiuar për një periudhë afatgjatë, që fillon më parë se qeverisja e Ramës në 2013-ën. Së dyti, raporti vlerëson aftësitë e 15 vjeçarëve, një grup moshë që nuk është prekur nga asnjë politikë apo reformë në arsim e Qeverisë Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>