Ekzotiku Edi Rama përballë shqiptarit të thjeshtë

Ekzotiku Edi Rama përballë shqiptarit të thjeshtë

Kryeministri Rama ftoi, ditën e premte, sipërmarrësit polakë të investojnë në Shqipëri me argumentin se Shqipëria nuk është një vend i mërzitshëm si Polonia:

“Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë, gjë që nuk mund të thuhet për Poloninë apo për vende të tjerë të BE-së. Ju siguroj që  nuk ka një njeri që pasi vjen dhe e njeh Shqipërinë nuk do të kthehet.”

Argumentin se vendet evropiane janë të mërzitshme, Kryeministri e ka përdorur dhe për Zvicrën. Në një intërvistë për revistën Das Magazin, në qershor të vitit 2016, ai u shpreh:

“Duke  e krahasuar me rajonin tonë, Zvicra është e mërzitshme, për vdekje e mërzitshme.”

Ky mendim i Kryeministrit dëshmon mangësi të madhe kuptimore dhe njohëse së tij.

Së pari, ai nuk kupton çfarë janë bizneset dhe investimet e ndershme dhe çfarë kushtesh kërkojnë investitorët që të investojnë, të rrezikojnë paratë, shpenzojnë mundin dhe djersën e tyre. Ai i shikon ata si aventuriere në kërkim të vendeve ekzotike, në kërkim të aventurës dhe të papriturës të rradhës, dhe jo si njerëz të matur që kërkojnë siguri, garanci dhe rrezik të parashikueshëm.

Së dyti, Kryeministri dëshmon humbjen e plotë të kontaktit me realitetin e vendit, sidomos mungesën e njohjes së tij mbi jetën e njerëzve të thjeshtë.

Shqipëria nuk është vend i mërzitshëm për milionerët që i bëjnë paratë lehtë si klientët e tij. Por është vend më shumë se i mërzitshëm për mbi 30 për qind të popullsisë të saj që jeton në varfëri ekstreme.

Për ta dhe për qindra mijë të tjerë, Shqipëria jo vetëm është një vend i mërzitshëm por është vend që sjell dëshpërim, zhgënjim, dhimbje, mungesë mundësish për veten dhe fëmijët.

Kryeministri duhet ta dijë se shumica e shqiptarëve duan të ikin nga ky vend, të cilin ai e shikon njësoj si  të pasurit e botës shikojnë vendet e largëta ekzotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>