Në Kosovë u regjistruan të enjten 207 raste të reja dhe humbën jetën 8 persona me koronavirus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
Rastet e reja rezultuan nga testimi i 401 mostrave.
Numri i përgjithshëm i viktimave të enjten është 94, ndërsa një ditë më parë ka qenë 86.
Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh të rasteve të reja pozitive: 77.