Zgjedhjet në Maqedoni: Fundi i revolucionit

Nga Maire Rowland
Zgjedhjet në Maqedoni: Fundi i revolucionit

Maqedonia, qe lajmi kryesor në median ndërkombëtare për shkak të një adoleshentin i cili krijoi një stuhi “lajmesh të rreme” gjatë zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, por, zgjedhjet e veta parlamentar, më 11 dhjetor, u paraprinë nga një dallgë përrallash të shtrembëta dhe kthesa dramatike, të pagëlltitëshme edhe nga më budallai.

Skandali i përgjimeve, revolucioni me bojra dhe regjistri zgjedhësve i mbushur me emra njerëzit të vdekur shoqëruan këtë periudhë parazgjedhore, e cila ka qënë një uragan korrupsioni qeveritar dhe protestash.

Skandali dhe revolucioni

Në janar të këtij viti drejtuesi i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski dha dorëheqjen nga kryeministër. Dorëheqja e tij erdhi pasi marrëveshja me BE-në u prish, duke mbyllur kështu një vit të gjatë krize politike, i cila nisi pasi opozita publikoi rreth 20 mijë përgjime të paligjshme ndaj qytetarëve.

Në një vend me popullsi prej 2,1 milionë persona shkalla e këtij mashtrimi është mahnitëse. Qeveria e Gruevskit u akuzua se spiunonte anëtarët e opozitës, ministrat, politikanët, biznesmenët, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile si dhe njerëz të zakonshëm.

Forca më e fuqishme dhe më e dëgjuar e cila detyroi Gruevskin të largohejë nuk ishte ndërhyrja e bekuar e BE-së, por mijëra qytetarët të Maqedonisë dhe aktivistët e shoqërisë civile të cilët dolën në rrugë në mënyrë paqësore dhe të palodhur për disa muaj rresht derisa kërkesa e tyre u plotësua.

Në prill, lëvizja “Revolucioni me bojë” arriti kulmin e revolucionit intensiv maqedonas dhe u bë lëvizja më e rëndësishme në vend.

Mijëra njerëz në më shumë se 20 qytete përqark vendit dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi. Revolta e tyre erdhi pasi Presidentit Ivanov dekretoi faljen e politikanëve të përfshirë në skandalin e përgjimeve.

Në shkup, të armatosur me bojë, protestuesit spërkatën statujën e re të ngritur nga Kryeministri Gryevski. Statuja, i kushtoi qytetarëve 560 milionë euro, ishte pjesë e riorganizimit neoklasik të Shkupit në vitin 2014.

Mobilizimi i masës, i cili përfshiu njerëz të të gjitha moshave, etnive dhe prejardhjeve, e detyroi Presidentit të tërhiqte vendimin e tij.

Fundi i revolucionit

Pas gjithë këtij kaosi, do të ishte e arsyeshme të mendoje se zgjedhjet do të kulmonin me një ndryshim vendimtarë në politikë, por vrojtimet e opinionit publik parashikojnë se pak do të ndryshojë. Ish kryeministri Gruevski i partisë së djathtë VMRO-DPMNE, ka gjasa të rikthehet në pushtet në vend që të hetohej për korrupsion nga Prokurori Special.

Protestat e vazhdueshme dhe energjitike janë shpërndarë. Nëpër rrugët e Shkupit kanë mbetur vetëm disa shenja të shpirtit revolucionar, përveç ylberit me bojra të spërkatura në ndërtesat e qeverisë dhe statujat.

Pas disa muajsh të vështirë është e kuptueshme dhe lodhja e qytetarëve. Ato janë lodhur nga rrëmuja politike, korrupsioni i dukshëm i pranishëm gjithëmonë, dhe mungesa e mundësive në vendin e tyre. Ndaj, ashtu sikurse në çdo vend tjetër të rajonit, mijëra të rinj po ikin, të acaruara nga korrupsioni i dukshëm dhe papunësia e lartë.

Dr. Dane Taleski, analist politik dhe ekspert i shkencave politike në Maqedoni, thotë se një formë e protestës ende nuk ka ndaluar, thjeshtë, ajo është zhvendosur nga rruga në qendrat e votimit.

Shumë qytetarë të cilët ishin pjesë e protestave tani janë përfshirë në garën zgjedhore.

Në një vend ku establishmenti politik është tërësisht i nxirë me skandale, ky nuk është rezultati i dëshiruar nga shumë prej tyre që mbështetën revolucionin. Disa prej tyre të cilët u përfshinë në protesta nuk pranuan të bëheshin pjesë e establishmentit politik, por Dr. Taleski shpjegon se:

Ka shumë aktivistë të shoqërisë civile të cilët iu bashkuan partive politike të ndryshme. Tani kemi edhe një parti të re, e ngritur nga grupe të shoqërisë civile të cilët ishin pjesë e rëndësihsme e protestës.

Qëllimi i këtyre partive dhe koalicioneve të reja është të largojnë Gruevskin dhe partinë qeverisëse më çdo kusht.

Por, ballafaqimi me një forcë politike e cila ka qënë në pushtet për më shumë se një dekadë është e vështirë. Ndaj nuk çudit fakti se të dhënat e vrojtimeve të opinionit publik flasin për një rikthim të partisë VMRO-DPMNE në pushtet.

Mbështetja e tensioneve etnike

Qeveria maqedonase është e përbërë nga një parti dhe bashkimi i disa partive të vogla. Që pas Marrëveshjes së Ohrit në 2001, përfaqësimi i pakicave shqiptare është përfshirë në establishmenti politik në mënyrë që të siguroheshin nevojat dhe të drejtat e tyre në vend.

Në Maqedoni ka tre parti etnike shqiptare, të cilat marrin pjesë në këto zgjedhje. Por, pavarësisht kësja, shqiptarët e Maqedonisë janë ndjerë gjithëmonë të përjashtuar nga pjesmarrja në qeveri dhe në administratën publike.

Fushata zgjedhore u shoqërua me një retorik të ashpër për marrëdhëniet etnike në mënyrë që thërrisnin sa më shumë mbështetës.

Gruevksi dhe mbështetësit e tij deklaruan se partia opozitare Social Demokrate ka për qëllim ta federalizoj vendin. Ato do ti japin pakicës shqiptare më shumë autonomi, e cila më pas do të sjelli ndarjen dhe përcarjen e Maqedonisë.

Sipas Dr. Taleski, me këtë retorikë ato duan të thonë se ky “skenar i errët” është i mbështetur nga “armiqtë e brendshëm” (opozita dhe shqiptarët) dhe “armiqtë e jashtëm” (komuniteti ndërkombëtar, kryesisht amerikanët dhe Bashkimi Evropian). Kjo taktikë u përdor nga ish-partitë në pushtet – në ankth për humbjen e pushtetit – si një përpjekje e dëshpëruar për të thirrur sa më shumë maqedonas etnik në rradhët e tyre.

Ai paralajmëron se pasojat e mbështetjes së tensioneve etnike “do të kenë efekt negativ afatgjatë në harmoninë sociale të vendit, duke rritur përçarjen etnike”.

Rezultati i mundshëm

Dr Taleski vë theksin se fitorja e mundshme e Gruevskit dhe koalicionit të tij do të shihet si një “mundësi për të dalë nga burgu”. Një mundësi për të për tu hakmarrë ndaj skandaleve, hetimeve, dhe protestave të cilat cuan në dorëheqjen e tij.

Nëse dhe vetën nëse, ka një ndryshim në qeveri, atëherë ka një shpresë për ndryshim.

Më pas Dr Taleski argumenton se:

Ne kemi mundësinë të ndryshojmë gjërat: të rivendosim demokracinë, të kemi një drejtësi të paanshme, të luftojmë seriozisht korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të përqendrohemi në zgjidhjen e problemeve ekonomiko-shoqërore të vendit. Nga ana tjetër, nëse ka vjedhje të votave dhe shumë parregullsi në procesin e zgjedhjeve, unë jam thellësisht i bindur që krizat do të vazhdojnë dhe njerëzit do të dalin sërish në rrugë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>