Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen e akcizës së gazit

Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen e akcizës së gazit

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje rritjen e akcizës së gazit me 8 lekë për litër. Propozimi i qeverisë u miratua me votat e deputetëve të PS-së e LSI-së, ndërsa deputetët demokratë votuan kundër.

Kërkesa e ardhur nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri fillimisht propozonte rritjen e akcizës së gazit me 13 lekë për litër. Deputetët e LSI-së në fillim e kundërshtuan rritjen e akcizës në parim, por më pas thjesht këmbëngulën për ta ulur atë.

“Shpreh zhgënjimin që kam me kolegët e grupit të LSI-së, që tolerojnë. Ata që e nisën si parimor e përfundojnë në një garë për rritjen e çmimit me kaq apo me aq. Shpresoj që të mos mbajnë të njëjtin qëndrim dhe me plehrat,” deklaroi deputeti demokrat Edmond Spaho pas votimit.

Argumenti kryesor i qeverisë për të justifikuar rritjen e akcizës ka qenë “për të disiplinuar një proces shumë kaotik të mbushjes së bombolave të gazit, i cili është bërë shkak për aksidente të shumta.”

Qeverie ende nuk ka bërë publike të dhënat që mbështesin argumentin e saj apo strategjinë që do të ndjekë për të diferencuar gazin që shkon për karburant makinash nga ai për bombola ngrohjeje.

Po ashtu, nuk ka ende një studim se sa pritet të jenë të ardhurat në buxhetin e shtetit nga rritja e akcizës dhe si do të luftohet informaliteti.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>