210 nga 325 kandidatët për Byronë e Hetimit kalojnë testin fizik

Nga Exit News
210 nga 325 kandidatët për Byronë e Hetimit kalojnë testin fizik

210 kandidatë për t’u bërë pjesë e Byrosë së Hetimit kanë kaluar të enjten testin fizik, prej 325 kandidatëve që kishin aplikuar.

Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, testim u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit të Pavarur të Rishikimit, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Kandidatët e kualifikuar do ti nënshtrohen trajnimit me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohen.

Byroja, pjesë integrale e SPAK, aktualisht ka emëruar vetëm 28 nga 60 hetues që pritet të ketë si strukturë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme