Lëvizja Për Universitetin ndalon aktivitetin e paligjshëm të FRESSH

Lëvizja Për Universitetin ndalon aktivitetin e paligjshëm të FRESSH

Aktivistë e studentë të Organizatës Politike (OP) dhe Lëvizjes për Universitetin (LP) penguan, dje, në mbrëmje mbajtjen e një aktiviteti politik organizuar nga Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar (FRESSH) në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale.

Ligji për Arsimin e Lartë dhe rregullorja e Universitetit të Tiranës e ndalojnë organizimin e veprrimtarive partiake në mjediset e institucioneve arsimore publike, pasi ato kërcënojnë panshmërinē politike të arsimit publik.

Në aktivitetin e quajtur “FRESSH Talk”, anëtarët e forumit, njëkohësisht anëtarë të PS-së, do të bisedonin më kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Posteri i aktivitetit të FRESSH Foto:Facebook
Posteri i aktivitetit të FRESSH Foto:Facebook

Në videon e postuar nga të rinjtë e OP-së në faqen e tyre në Facebook, tregohet momenti kur të rinjtë ballafaqohen me organizatorët e aktivitetit duke u shprehur se zhvillimi i aktiviteteve politike në mjedise universitare është shkelje e ligjit

E vetmja përgjigje e drejtuesve të FRESSH-it është se “salla është e marrë me qira”.

Ndërhyrja e aktivistëve bëri që aktiviteti me kryebashkiakun Veliaj të anulohej. Në deklaratën e tyre në Facebook, aktivistët shkruajnë:

Një grup aktivistësh të lëvizjes Për Universitetin u futën në sallën e takimit për t’i përballur organizatorët me shkeljen e ligjit dhe rregullores, si edhe për t’i kujtuar z. Veliaj përgjegjësinë e tij (jo vetëm) politike për vrasjen në punë të Ardit Gjoklajt, të riut që punonte skllavërisht në landfillin e Sharrës që të kishte mundësi të vazhdonte shkollën. Përderisa dyert e jetës dhe universitetit janë të mbyllura për Arditët, këto të fundit nuk kanë pse të jenë të hapura për pushtetarët keqbërës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>