Ministria e Shëndetësisë hap tenderin për koncesionin e laboratorëve spitalorë

Ministria e Shëndetësisë hap tenderin për koncesionin e laboratorëve spitalorë

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur tenderin për dhënien me koncesionlaboratorëve spitalorë në të gjitha spitalet e vendit.

Koncesioni do të kushtojë rreth 13 miliardë lekë (afërsisht 95 milionë euro). Ai do të zgjasë 10 vjet, pra gati 10 milionë euro në vit.

Kriteret për përzgjedhjen e koncesionarit lënë shteg për të ndikuar fituesin. Kriteret teknike, të cilat përbëjnë 70 për qind të totalit të totalit të pikëve, janë krejtësisht subjektive.

Skandali është që çdo kush që dëshiron të ankimohet duhet të paguajë një tarifë prej 26 milionë lekë  (afërsisht 200 mijë Euro). Kjo tarifë e bën praktikisht të pamundur ankimimin pasi është e paarsyeshme të mendohet që dikush do të humbiste rreth 200 mijë euro thjesht për t’u dëgjuar pa patur asnjë garanci nëse ankesa do të pranohet.

Me këtë koncesion, totali koncesioneve që ka dhënë qeveria Rama në tre vjet në fushën e shëndetësisë – kontrolli shëndetësor (Check up), sterilizimi, hemodializa dhe shërbimi i laboratorëve—do të kushtojnë të paktën 33 milionë euro në vit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>