Më shumë se 205 palestinezë dhe 17 policë izraelit u plagosën gjatë përplasjeve të së shtunën në xhaminë e famshme “Dome of Rock” në Jeruzalem. Tensionet mes dy vendeve janë rritur shumë javët e fundit, sepse palestinezës janë ankuar për kufizimet e forta gjatë muajit të Ramazanit.
Gjithashtu, edhe vendimi i gjykatës izraelite për shpënguljen e disa dhjetra palestinezve ka nxehur më shumë situatën. Dhjetra mijëra besimtarë u mblodhën të premten për lutjet e javës në xhami, të rrethuar nga policia e Izraelit.
Pasi ra nata, palestinezët filluan të godisnin policët, të cilët hodhën gaz lotsjellë dhe qëlluan drejt turmës. Zyrtarët e xhamisë bënë thirrje për qetësim të gjakrave. Ata i kërkuan policisë të ndalojë hedhjen e granatave gazsjellëse në drejtim të turmës.
SHBA-të bënë thirrje për qetësim, ndërsa presidenti palestinez thirrje mbledhje urgjente të Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur ngjarjen sulm ndaj xhamisë së shenjtë.