Çështja CEZ, Rama: Zgjidhja me mirëkuptim ishte vendimi i duhur

Çështja CEZ, Rama: Zgjidhja me mirëkuptim ishte vendimi i duhur

Kryeministri Rama po dëshmon sot përpara komisionit hetimor për çështjen CEZ. Komisioni drejtohet nga deputeti demokrat Edmond Spaho.

Çështja mbi të cilën po pyetet Zoti Rama është vendimi i qeverisë për të zgjidhur konlfiktin me CEZ me marrëveshje, e duke shmangur arbitrazin. Më parë në komision ka dëshmuar dhe ministri Gjiknuri.

Deklaratat kryesore të Zoti Rama ishin:

  • Ishte një situatë tërësisht e komplikuar, humbjet ishin mbi 50 për qind, situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së. Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyetimit privilegjonin zgjidhjen me mirëkuptim.
  • Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i morëm falë kësaj zgjidhje.
  • Grupi negociator dhe i punës kanë trajtuar me kujdes me të madh të gjitha letrat, mendimet dhe kanë bërë më të mirën për vendin tonë.
  • Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria.
  • Konfirmoj ç’ka thënë ministri Gjiknuri, mbështes atë që është bërë dhe mbroj bindjen se mënyra si u zgjidh konflikti Shqipëria fitoi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>