Qindra njerëz janë vrarë e plagosur nga sulmet terroriste në vitin 2016. Terrorizmi dhe lufta ndaj tij ishin një nga temat kryesore të vitin. Disa nga sulmet më të përgjakshme ishin:
19 dhjetor Berlin, Gjermani
12 persona humbët jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi terrorist me kamion në një treg krishtlindjesh.
14 korrik – Nicë, Francë
84 persona humbën jetën dhe më shumë 150 të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm terrorist. Një kamion frigoriferik, 18 metra i gjatë, hyri me shpejtësi mes turmës së njerëzve në shëtitoren e qytetit bregdetar duke marrë njerëzit përpara.
28 qershor – Stamboll, Turqi
Tre kamikazë gjuajtën me kallashnikovë dhe më pas hodhën veten në erë, në aeroportin Ataturk, duke shkaktuar 41 persona të vrarë dhe 239 të plagosur. Turqia është një nga shtetet që është goditur më shumë nga sulmet terroriste këtë vit, me një bilanc prej qindra të vdekurish e të lënduarish.
27 mars – Lahore, Pakistan
64 persona humbën jetën dhe të paktën 300 të tjerë u plagosën, të dielën pasdite, nga një sulm kamikaz në një park lojrash për fëmijë në Lahore të Pakistanit. Pjesa më e madhe e viktimave ishin gra dhe fëmijë.
22 mars – Bruksel, Belgjikë
Katër sulme kamikaze ndodhën në dy vende të ndryshme, në aeroportin e Brukselit dhe në një metro. Më shumë se 30 persona humbën jetën dhe 136 të tjerë u plagosën.Sulmet u realizuan nga grupe të koordinuara terroristësh.
13 mars –Ankara, Turqi
Një makinë-bombë shpërtheu duke shkaktuar 36 të vdekur dhe 105 të plagosur.
20 janar – Universiteti Bacha Khan, Pakistan
njё seri shpёrthimesh dhe zjarr armësh, ndodhën nё Universitetin Bacha Khan, duke lёnё të paktën 20 studentë tё vdekur dhe disa tё tjerё tё plagosur.